Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kandidatët demokrat debatojnë si të mundin presidentin Trump

2019/06/27 at 1:51 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kandidatët demokrat debatojnë si të mundin presidentin Trump

Dhjetë kandidatë të Partisë Demokrate për zgjedhjet presidenciale 2020, mbajtën një debat të zjarrtë të mërkurën mbrëma, në qendër të të cilit ishte kërkesa për largimin e presidentit republikan Donald Trump, pas një mandati në Shtëpinë e Bardhë.

Vëmendjen e tërhoqi menjëherë senatorja Elizabeth Warren, një ligjvënëse përparimtare nga shteti verilindor Massachusetts, e cila sipas anketave kombëtare, i është afruar më shumë ish-nënpresidentit Joe Biden, një favorit demokrat për t’ju kundërvënë presidentit Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit të vitit 2020.

Ajo tha se dëshiron “t’ua kthej qeverisjen qytetarëve”. Warren tha më pas se mbështet një sistem shëndetësor të drejtuar nga qeveria që do t’u jepte fund sigurimeve shëndetësore private. Disa kandidatë demokrat dhe shumica e republikanëve, përfshirë presidentin Trump, i kundërvihen një ndryshimi të tillë, duke e cilësuar të kushtueshëm dhe të gabueshëm për vendin.

Por, senatorja Warren, një ish profesoreshë e së drejtës në Harvard, tha se “kujdesi shëndetësor është një e drejtë themelore e njeriut dhe unë do të luftoj për të drejtat themelore të njeriut”.

Ish sekretari i strehimit, Julian Castro, senatori Cory Booker nga New Jersey dhe kandidatët e tjerë, bënë thirrje për ndryshime të mëdha në politikat e emigracionit, duke ngritur shumë kundërshtime ndaj mënyrës së si presidenti Trump është përpjekur të bllokojë emigrantët e Amerikës Qendrore për të hyrë në Shtetet e Bashkuara dhe për të kërkuar strehim.

“Ne nuk duhet ta kriminalizojmë dëshpërimin” e emigrantëve për të arritur në Shtetet e Bashkuara, tha Castro, i cili shpesh filloi përgjigjet e tij në spanjisht përpara se t’i përsëriste në gjuhën angleze.

Ai tha se fotoja e kësaj jave e një babai nga El Salvadori dhe së bijës 23 muajshe të mbytur në lumin Rio Grande në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara me Meksikën “është zemërthyese … dhe duhet të na zemërojë të gjithëve”.

Debatit ju bashkuan edhe senatorja Amy Klobuchar nga Minnesota, ish-ligjvënësi Beto O’Rourke i Teksasit dhe pesë kandidatë të tjerë që derisa po debatonin politikat e njëri tjetrit, sulmuan presidentin Trump dhe qëndrimin prej 29 muajsh në Shtëpinë e Bardhë.

“Emigrantët nuk e dëmtojnë Amerikën,” tha senatorja Klobuchar gjatë debatit, duke shtuar megjithatë se disa kufizime kufitare duhet të mbeten për të penguar trafikantët.

Për shumë amerikanë, kjo ishte mundësia e parë për të parë dhe vlerësuar shumë nga kandidatët presidencialë demokratë dhe për te shqyrtuar nëse ata do të donin ndonjërin prej tyre si një alternativë ndaj presidenti Trump, fituesi i papritur i zgjedhjeve të vitit 2016.

Dhjetë pretendentë tjerë demokrat do të debatojnë të enjten, përfshirë edhe Joe Biden, senatorin Bernie Sanders, Kamala Harris nga California dhe shtatë të tjerë./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Para
Edi Rama dhe Ilir Meta reagojnë sërish

Edi Rama reagon për takimet e Ilir Metës

Rrëzoi dekretin e Metës, Kolegji Zgjedhor zbardh argumentet

Rrëzoi dekretin e Metës, Kolegji Zgjedhor zbardh argumentet

Dekreti i ri, zgjedhjet lokale në 13 tetor! Meta: 2 arsyet për këtë vendim

Dekreti i ri, zgjedhjet lokale në 13 tetor! Meta: 2 arsyet për këtë vendim

TE FUNDIT

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
14 Qershor, 2025

Irani njoftoi sot se ka lëshuar të paktën 100 raketa si sulm hakmarrës dhe kundërpërgjigje ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme...

Lexo më shumë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com