Këngëtarja e njohur Ariana Grande ka festuar 26-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për të, këngëtarja ka dashur të shprehë mirënjohjen e saj për fansat dhe ndjekësit e saj përmes një foto ku shfaqet provokuese e veshur me një fustan seksi dhe me veshët e lepurit në kokë, që tashmë e identifikojnë.
“Një vit më shumë iku dhe kjo vajzë vazhdon të mbajë veshë lepuri në kokë. Ju falenderoj për urimet, jam me fat që rrethohem nga njerëz kaq pozitivë. E ndërrova veshjen menjëherë pasi shkrepa fotot dhe u riktheva tek bluzat e mia”, -shkruan Ariana.
Ky vit nuk ka qenë ndër më të mirët për këngëtaren pati disa probleme me depresionin, por tashmë i është rikthyer muzikës./Opinion.al/