Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Erion Veliaj komenton vendimin e Këshillit të Evropës

2019/06/26 at 9:59 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Erion Veliaj komenton vendimin e Këshillit të Evropës

Lajmi se Këshilli i Evropës nuk do të dërgonte vëzhgues për zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëria ishte hera e parë që një përfaqësi ndërkombëtare shprehej kritike ndaj standardit demokratik të tyre. Në lidhje me këtë lajm pati shumë reagime si nga opozita ashtu dhe nga përfaqësues të mazhorancës.

Zëvendës ministri i Mbrojtjes Petro Koçi e quajti këtë vendim të influencuar nga rikthimi i Rusisë në Këshill. Për ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ishte thjesht një problem logjistik dhe jo i ndonjë rëndësie të madhe.

Nga ana tjetër kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaroi se ky vendim nuk ishte marrë kurrë që nga koha e rënies së komunizmit. Sipas tij ky ishte një mesazh i qartë politik për qeverinë e vendit. Kryeministri ju përgjigj në Twitter duke i thënë se kjo ishte një gënjeshtër dhe se e vërteta do të dalë shpejt.

Për të treguar të vërtetën mendoi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Në një takim elektoral sot në Tiranë Veliaj tentoi të shpjegojë se si ishte e vërteta e vendimit të Këshillit Evropian. Ai tha se së pari nuk kemi të bëjmë me vendim të Këshillit të Evropës por me një trupë vullnetare brenda Këshillit të Evropës, që quhet Kongresi i Autoriteteve Vendore.

“Nga e di unë këtë? Se unë si kryetar i bashkive të Shqipërisë jam përfaqësues i Shqipërisë në këtë Kongres, por Luli s’ka si ta dijë këtë se kur ishte kryetar bashkie, jo që s’dinte ku binte Kongresi, nuk dinte ku binte Sahati, shkolla, ku binte kopshti, çerdhja” tha Veliaj.

Më tej ai shtoi se e gjitha kjo kishte ndodhur pasi ky grup ishte trembur sipas tij nga situata në Shqipëri dhe për të mos rrezikuar veten e tyre kishin vendosur të mos vinin si vëzhgues në zgjedhje. Për këtë fajtore ai bëri opozitën me imazhin e keq që ajo i ka dhënë vendit përtej kufijëve. Megjithatë Veliaj i qetësoi qytetarët duke i thënë se ai kishte folur në telefon me Kongresin dhe i kishte sqaruar se në Shqipëri çdo gjë ishte normale dhe se mund të vinin të qetë. Pas këtij sqarimi ata kishin rënë dakort që ta kthenin vendimin e tyre dhe të vinin në Shqipëri.

“Çfarë ndodhi? Duke qenë se pjesë e delegacionit që kryesoj unë në Kongresin e Këshillit të Evropës, pra në këtë trupë, brenda një institucioni që ka disa organizma kishin marrë gjithashtu informacion nga Voltana dhe kur marrin informacion nga bashkiakë të tjerë që thonë: Ne këtu ju presim me zjarr, ju presim me gurë, ju qëllojmë me fishekzjarrë, ata thanë, dy duar për një kokë, nëse kjo e çmenduara të vret, pse të shkojmë? Pasi fola me përfaqësuesit e Kongresit dhe pasi u thashë që ne shqiptarët nuk jemi të dhunshëm, një grup i vogël kryetarësh bashkie që djegin shkolla nuk përfaqëson bujarinë dhe mikpritjen shqiptare, edhe Kongresi i Këshillit të Evropës do të jetë këtë fundjavë në Tiranë për të vëzhguar zgjedhjet”, tha Veliaj.

Por pothuajse rreth të njëjtës orë që Veliaj bëri këtë sqarim të të vërtetës, në media doli deklarata e vetë Presidentit të Kongresit të pushtetit vendor në Këshillin e Europës, Anders Knape. Ai jo vetëm që nuk tha se KiE ka kthyer vendimin e do të vijë në Shqipëri por ishte shumë i qartë në kritikën e tij ndaj standardit demokratik të zgjedhjeve të 30 qershorit. Ne nuk vëzhgojmë zgjedhje pa opozitë. Ky ishte mesazhi i presidentit Knape.

“Misionet e Kongresit bazohen në vëzhgimin e zgjedhjeve lokale dhe rajonale me pjesëmarrje të gjerë të forcave të ndryshme politike të një vendi, dhe kështu Kongresi asnjëherë nuk ka vëzhguar zgjedhje pa pjesëmarrjen kuptimplotë të opozitës” thuhet në deklaratën e tij.

Më këtë ai i qetësoi të gjitha ujërat që ishin trazuar që nga mëngjesi lidhur me vërtetësinë dhe prapavijën e këtij vendimi. Kryebashkiaku Veliaj duhet të dalë e të sqarojë elektoratin e tij tashmë se me kë ka folur vërtetë në telefon pasi një gjë është e qartë, në zgjedhjet e 30 qershorit, si asnjëherë më parë gjatë 30 viteve pluralizëm Këshilli i Evropës nuk do të sjellë vëzhgues. /Opinion.al

Etiketa: Anders Knapeerion veliajkeshilli i evropes

Ju sugjerojmë

Izraeli bën bilancin e sulmeve: Mbi 1100 objektiva të goditura në Iran
Bota

Izraeli bën bilancin e sulmeve: Mbi 1100 objektiva të goditura në Iran

18 Qershor, 2025 9:01 pm
Inflacioni ulet në maj, INSTAT: Çmimet e argëtimit dhe restoranteve, më të lartat
Aktualitet

Inflacioni ulet në maj, INSTAT: Çmimet e argëtimit dhe restoranteve, më të lartat

18 Qershor, 2025 8:30 pm
Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit
Bota

Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit

18 Qershor, 2025 8:18 pm
Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin
Bota

Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin

18 Qershor, 2025 8:12 pm
Hegseth: Ushtria amerikane e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit për Iranin
Bota

Hegseth: Ushtria amerikane e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit për Iranin

18 Qershor, 2025 7:58 pm
Monitoruesi për armët bërthamore: Irani nuk po ndërtonte një të tillë
Bota

Monitoruesi për armët bërthamore: Irani nuk po ndërtonte një të tillë

18 Qershor, 2025 7:35 pm
Rinumërimi në Tiranë, Këlliçi: Nuk po kërkohet pushtet në tavolinë
Politikë

Rinumërimi në Tiranë, Këlliçi: Nuk po kërkohet pushtet në tavolinë

18 Qershor, 2025 7:21 pm
Mbyllet dita e parë e rinumërimit për Tiranën
Aktualitet

Mbyllet dita e parë e rinumërimit për Tiranën

18 Qershor, 2025 7:14 pm
Nga frika e sulmeve izraelite, iranianët kërkojnë strehim në Armeni
Bota

Nga frika e sulmeve izraelite, iranianët kërkojnë strehim në Armeni

18 Qershor, 2025 7:04 pm
Tragjedia ajrore në Indi, zbardhet shkaku i rrëzimit të avionit “Boeing 787”
Bota

Tragjedia ajrore në Indi, zbardhet shkaku i rrëzimit të avionit “Boeing 787”

18 Qershor, 2025 6:56 pm
Para
Arjan Çani: Shqipëria do të shpëtojë kur të ketë të vrarë për votën

Arjan Çani: Shqipëria do të shpëtojë kur të ketë të vrarë për votën

Rama e etiketon si mikun e tij, Basha: Ai është…

Basha pranon ftesën e Metës për takim

Edi Rama dhe Ilir Meta reagojnë sërish

Refuzoi takimin e Metës, Rama: Do flasim nga e hëna e më tej

TE FUNDIT

Izraeli bën bilancin e sulmeve: Mbi 1100 objektiva të goditura në Iran

Izraeli bën bilancin e sulmeve: Mbi 1100 objektiva të goditura në Iran
18 Qershor, 2025

Forcat izraelite kanë goditur më shumë se 1 100 objekte në Iran, që nga fillimi i sulmeve të premten, raportoi...

Lexo më shumë

Inflacioni ulet në maj, INSTAT: Çmimet e argëtimit dhe restoranteve, më të lartat

Inflacioni ulet në maj, INSTAT: Çmimet e argëtimit dhe restoranteve, më të lartat
18 Qershor, 2025

Ritmi i inflacionit në vend ka shënuar një ulje të lehtë gjatë muajit maj. Sipas të dhënave të publikuara nga...

Lexo më shumë

Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit

Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit
18 Qershor, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një takim me Këshillin e Mbrojtjes dhe Sigurisë me të cilin diskutoi rreth konfliktit midis...

Lexo më shumë

Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin

Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin
18 Qershor, 2025

Irani ka vendosur kufizime të përkohshme në qasjen në internet në gjithë territorin e vendit. Lajmi u konfirmua nga Ministria...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com