Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD akuza Xhaçkës: Ushtria lëviz me targa false në Dibër, u dhanë…

2019/06/26 at 7:30 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD akuza Xhaçkës: Ushtria lëviz me targa false në Dibër, u dhanë…

Xhemal Gjunkshi, ish-deputeti demokrat për qarkun e Dibrës,ka hedhur akuza ndaj ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.


Në një dalje për mediat Gjunkshi është shprehur se ministrja po përdor automjetet e ushtrisë shqiptare dhe helikopterin për aktivitetet elektorale të Partisë Socialiste.

Ai publikoi edhe disa foto të disa makinave, që sipas tij janë mjete të ushtrisë, por u janë ndërruar targat për t’u kamufluar dhe po përdoren nga shtabi i PS-së për fushatë në Dibër.

Po ashtu, ish-deputeti i PD paralajmëroi një tjetër dosje për Dibrën, ndërsa hodhi një tjetër akuzë të fortë kur tha se ‘oficeri i policisë së kapur duke vjedhur në dosjen 184, Robert Aga, shoqëron materialet zgjedhore në Dibër.

Deklarata e plotë ish-deputetit të PD-së në Dibër, Xhemal Gjunkshi

Jemi këtu përpara jush për të denoncuar makinerinë e lëvizshme të krimit, e drejtuar nga qeveria Rama. Të gjithë jemi të njohur me megaskandalet e dosjes 184. Është e paprecedentë që Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë (e një vendi anëtare të NATO-s), Olta Xhaçka , shfrytëzon makinerinë shtetërore, në funksion te organizatave socialiste.  Mjetet të cilat janë në përdorim të MM, u janë tjetërsuar targat me qëllim për t’iu shmangur opinionit publik. Ajo lëviz me Helikopter te tipit EC-145, me të cilin  po e përdor si taksi private, vajtje ardhje Tiranë-Dibër. Toyota Land Cruiser me targ AA 927 YB, targë e cila i korrespondon një mjeti tjetër. Volksëagen Phaeton në përdorim të shtabit të përgjithshëm i është vëndosur targa TR 7821 R, kjo targë aktualisht I korrespondon një mjeti tip FIAT. Mjeti Toëareg me targë TR 5457 T, I korrespondon një mjeti tjetër në Forcat e  Armatosura. Mjeti Land Rover me targë AA 950 FX I korespondon një mjeti tip audi.

Gjatë fushatës  së saj elektorale Ministrja e Mbrojtjes është shoqëruar nga një numër i madh efektivësh të forcave speciale, dhe nga stafi saj  i ngushtë që punojnë në MM. Sot Ministrja e Mbrojtjes ka organizuar takim me të gjithë ata të cilët janë autorët  e inkriminuar në dosjen 184, jo vetëm që nuk kemi një distancim por ka një bashkëpunim të forte te shtetit me strukturat e faktuara te organizates kriminale. Shumë shpejt publiku do të ketë në dispozicion me fakte dosjen Dibra 2. Aktualisht ju bëjmë me dije se: Kryeminstri Rama, si dhe ushtari i tij Lleshaj, jo vetëm që nuk kanë larguar nga policia e shtetit dhe vënë para përgjegjësisë Ligjore, autorët e kësaj dosje, por vazhdojnë të drejtojnë dhe janë aktiv në përgatitjen e vjedhjes së votave. Ministri Lleshaj mashtroi përpara opinionit publik që drejtuesit e policisë të përfshirë në dosjen 184 janë larguar. Ky është një mashtrim shumë i madh.  Ato jo vetëm që nuk janë larguar por vazhdojnë të jenë të graduar.

Më konkretisht: Komisar Robert Aga i përfshirë në dosjen 184, sot ka shoqëruar materialet zgjedhore që kanë ardhur në qarkun Dibër. Drejtuesit e policisë së shtetit në shkelje të hapur të ligjit, në këmbim të votave po u bëjnë presion qytetarëve mbi dokumentacionin e qarkullimit të mjeteve, ndërtimet pa leje etj.  Kemi të dhëna që policia e shtetit në Dibër, ka shpërndarë armatim si: Pistoleta dhe automatikë. Kjo është në shkelje të plotë të ligjit elektoral. Po ju informojmë qe ne te gjithë Dibrën po lëvizin e qarkullojnë persona me rekorde kriminale dhe me dosje te zeza. Në këto kushte  Partia Demokratike në emër të qytetarëve për te siguruar qetësinë dhe rendin publik në qytetin e Peshkopisë dhe në të gjithë Dibrën,  kërkon që të merren masa urgjente për parandalimin në kohë të çdo ngjarje me pasoja të padëshirueshme.

Nga drejtuesit e pushtetit vendor në Dibër si: OSHE, DAR, institucionet e Shëndetësisë, Posta, Tatimet etj, po ushtrojnë të njëjtin presion mbi qytetarët, në këmbim të votës dhe pjesëmarrjes masive në votime, mbledhjen, dhe  blerjen e kartave te identitetit. Bekim Krashi i cili dëgjohej teksa komunikonte me ministrin Damian Gjiknuri në vitin 2016 aktualisht, mban postin e drejtuesit të OSHE në Dibër. Punonjësi i OSHE-se me inicialet E.K, se bashku me punonjësin e postës me inicalet A.S në këmbim të votave  kanë kërcënuar me jete qytetarët, duke u hequr ose duke mos ua dhënë ndihmën ekonomike dhe duke mos u shpërndarë pensionet. Të nderuar qytetarë! Me datë 30 qershor 2019 të bashkohemi të gjithë sëbashku për të mbrojtur demokracinë dhe kushtetutën./ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
Aktualitet

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

28 Qershor, 2025 10:31 pm
Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
Sport

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

28 Qershor, 2025 10:01 pm
SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
Bota

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

28 Qershor, 2025 9:18 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

28 Qershor, 2025 8:46 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksidenti në Tiranë, Policia: Janë përplasur 6 automjete

28 Qershor, 2025 8:42 pm
16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo
Kronikë

16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo

28 Qershor, 2025 8:24 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Tiranë, taksia përplaset me autobusin dhe makinën e policisë

28 Qershor, 2025 8:00 pm
“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive
Kryesore

“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive

28 Qershor, 2025 7:44 pm
Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore
Bota

Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore

28 Qershor, 2025 7:39 pm
Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë
Rajoni

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë

28 Qershor, 2025 7:08 pm
Para
Arrestimi i 28-vjeçarit në Shqipëri, reagon ministri i Brendshëm italian

Mateo Salvini zbulon telefonatën me Metën për krizën në Shqipëri

Mbështetësit e opozitës e presin me protestë Ramën në Elbasan

Mbështetësit e opozitës e presin me protestë Ramën në Elbasan

Vendimi i KiE/ Presidenti i kongresit: Nuk vëzhgojmë zgjedhje pa opozitë

Vendimi i KiE/ Presidenti i kongresit: Nuk vëzhgojmë zgjedhje pa opozitë
















TE FUNDIT

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
28 Qershor, 2025

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 deri në orën 22:00, datë...

Lexo më shumë

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
28 Qershor, 2025

Paul Pogba është zyrtarisht një lojtar i Monaco-s. Klubi i Ligue 1 ka njoftuar firmën me mesfushorin francez, me një...

Lexo më shumë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
28 Qershor, 2025

Një pamje e papritur i priste ata që kalonin anën lindore të Detroitit të premten, ndërsa kartëmonedhat filluan të binin...

Lexo më shumë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
28 Qershor, 2025

 Një aksident ka ndodhur në Pogradec pasditen e sotme, në rrugën që të dërgon drejt fshatit Tushemisht. Mësohet se dy mjete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com