Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rudina Hajdari: Përplasja Meta-Rama, për interesa personale

2019/06/25 at 2:40 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Profil/ Kjo është Rudina, vajza e Azem Hajdarit

Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar përplasjen e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. Në një postim në rrjetet sociale ajo shkruan se: “Çdo hap drejt acarimit të gjendjes dhe ekstremizimit të pozicioneve Meta-Rama nuk është asgjë tjetër veç se një sfidë personale dhe jo një qëndrim pro interesit të Shqipërisë”.


Presidenti Ilir Meta tha sot se “zgjedhje në 30 Qershor ligjërisht nuk ka e nuk do të ketë”. Në një dalje publike pas vendimit të djeshëm të Kolegjit Zgjedhor, Kreu i Shtetit tha se ky vendim “ka të bëjë vetëm me marrëdhënien e partisë ankuese, aleate e Partisë Socialiste dhe organizatës socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që kanë vendosur të zhvillojnë një proces të paligjshëm në 30 Qershor”.

Ishte Partia e Unitetit Kombëtar (PUK), e cila vuri në lëvizje Kolegjin, pasi më parë i kishte kërkuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të çregjistrohej nga pjesëmarrja në zgjedhjet vendore, duke qenë se Kreu i Shtetit kishte vendosur anulimin e 30 Qershorit.

Por KQZ-ja e kishte rrëzuar këtë kërkesë. Duke njohur si të drejtë, vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, lidhur me kërkesën e Partisë së Unitetit Kombëtar, Kolegji praktikisht ka njohur 30 Qershorin si datën e zhvillimin të zgjedhjeve vendore.

Por për presidentin Meta “institucioni i Presidentit të Republikës nuk është thirrur nga kjo gjykatë zgjedhore si palë në proces, e për rrjedhojë vendimi i marrë nuk mund të prodhojë asnjë efekt juridik, qoftë për Dekretin, ashtu edhe për anulimin e datës së zgjedhjeve. Në këtë proces – nënvizoi Kreu i Shtetit – Kolegji Zgjedhor nuk mund të shqyrtonte aspak vlefshmërinë kushtetuese të Dekretit të Presidentit të Republikës, pasi një tagër të tillë nuk ia njeh Kushtetuta”.

Shumica e majtë e ka konsideruar që në fillim si “të pavlefshëm” dekretin e Presidentit Meta dhe vijon fushatën e saj elektorale, ndërkohë që opozita e cila i ka bojkotuar zgjedhjet vendore, këmbëngul duke deklaruar se nuk do të lejojë zhvillimin e tyre. Javën e shkuar në shumë prej qyteteve ku bashkitë drejtohen nga përfaqësuesit e opozitës, mbështetësit e saj u mblodhën para Komisioneve zgjedhore zonale.

Në disa raste pati dhe përplasje të dhunshme me policinë, e mbështetësit e opozitës mundën dhe të hyjnë brenda mjediseve të Komisioneve duke marrë e shkatërruar materialet zgjedhore./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët
Aktualitet

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët

12 Gusht, 2025 11:09 pm
OKB: Njeriu, shkaktari kryesor i zjarreve pyjore
Aktualitet

27 vatra zjarri aktive në Shqipëri, zonat më problematike

12 Gusht, 2025 10:48 pm
NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë
Life Style

NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë

12 Gusht, 2025 10:28 pm
Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit
Aktualitet

Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit

12 Gusht, 2025 10:11 pm
Rusia publikon përmbledhjen e bisedave të zhvilluara mes Putin dhe Trump
Bota

Çfarë duhet të dimë për samitin historik Trump-Putin?

12 Gusht, 2025 10:01 pm
Interi nuk e do më Asllanin, klubi i Serie A kërkon të transferojë shqiptarin
Sport

Interi nuk e do më Asllanin, klubi i Serie A kërkon të transferojë shqiptarin

12 Gusht, 2025 9:31 pm
Cilat territore mund të detyrohet t’i dorëzojë Ukraina?
Bota

Cilat territore mund të detyrohet t’i dorëzojë Ukraina?

12 Gusht, 2025 9:01 pm
Zjarret në Gramsh, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit
Aktualitet

Zjarret në Gramsh, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit

12 Gusht, 2025 8:28 pm
Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve pas humbjes së thellë ndaj Qarabag
Sport

Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve pas humbjes së thellë ndaj Qarabag

12 Gusht, 2025 8:10 pm
Çfarë ndodh nëse do të zhdukeshin të gjitha mushkonjat?
Life Style

Çfarë ndodh nëse do të zhdukeshin të gjitha mushkonjat?

12 Gusht, 2025 7:57 pm
Para
Biskotat nuk janë ‘aq të mira’ sa duken

Biskotat nuk janë ‘aq të mira’ sa duken

Zgjedhjet lokale, tension dhe përplasje në Shkodër e Tropojë

Kush voton në 30 qershor? Formulari si u merret firma zgjedhësve

“Jemi të gatshëm për hapjen e negociatave”

“Jemi të gatshëm për hapjen e negociatave”
















TE FUNDIT

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët
12 Gusht, 2025

Situata në Delvinë vijon të jetë kritike, ndërsa zjarri ka përfshirë zona të gjera dhe i është afruar rrezikshëm spitalit...

Lexo më shumë

27 vatra zjarri aktive në Shqipëri, zonat më problematike

OKB: Njeriu, shkaktari kryesor i zjarreve pyjore
12 Gusht, 2025

Aktualisht në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë aktive dhe 7 po mbahen...

Lexo më shumë

NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë

NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë
12 Gusht, 2025

Shefi i përkohshëm i NASA-s, Sean Duffy, ka urdhëruar agjencinë hapësinore amerikane të përshpejtojë planet për vendosjen e një reaktori...

Lexo më shumë

Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit

Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit
12 Gusht, 2025

Flakët që kanë përfshirë faqen e malit mbi qytetin e Delvinës janë afruar ndjeshëm pranë puseve të gazit dhe kondensatit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com