Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aleati i Bashës thirrje të fortë: Në 30 qershor do ketë përplasje civile

2019/06/24 at 5:14 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Aleati i Bashës thirrje të fortë: Në 30 qershor do ketë përplasje civile

Aleati i Bashës ka paralajmëruar se nëse bëhen zgjedhjet në 30 qershor vendi do të shkojë në një konflikt civil. Në një konferencë për mediat, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu tha se procesi zgjedhor në 30 qershor është anti-kushtetues dhe ilegjitim.


Sipas tij, kryeministri Edi Rama ka kapur institucionet zgjedhore si KQZ dhe Kolegjin Zgjedhor nëpërmjet presionit mbi gjyqtarët.

Nisur nga kjo situatë tha Mediu, opozita ka të drejtën kushtetuese që të mos lejojnë procesin zgjedhor.

“Shqiptarët dhe opozita kanë të drejtën legjitime dhe kushtetuese, bazuar në Kushtetutë dhe Dekretin e presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve që të mos lejojnë një proces të tillë të shkatërrimit të Shqipërisë dhe të jenë të bashkuar në çdo skaj për të mbrojtur pluralizmin dhe kushtetutën shqiptare. Në 30 qershor nuk duhet dhe nuk do të ketë zgjedhje të ligjshme”, deklaroi Mediu, ndërsa një thirrje pati dhe për faktorin ndërkombëtar të cilin e paralajmëroi se do të ketë pasoja jo vetëm në Shqipëri por në gjithë rajonin.

Deklarata e plotë

Në emër të Partisë Republikane, i bëj thirrje gjithë socialistëve që besojnë tek liria dhe demokracia, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, tek qeverisja nga njerëzit dhe për njerëzit, që duan një shtet pa krim dhe korrupsion, socialistë që kanë kontribuar në këto vite pluralizëm, për demokracinë dhe Shqipërinë anëtare e NATO-s dhe BE-së;

Të bashkohen me gjithë shqiptarët për të shmangur konfliktin civil që po përgatit Rama me klanet e tij, nëpërmjet një proçesi farsë zgjedhor, të paprecedent në 30 Qershor.

Ky proçes është antikushtetues dhe ilegjitim, vjen ndesh me Kushtetutën, garantimin e unitetit të popullit dhe pluralizmit, votimit të lirë dhe të fshehtë.

Rama ka kapur dhe përdor politikisht institucionet zgjedhore si KQZ, me mazhorancë politike antikushtetuese, e provuar e paligjeshme dhe politike në çdo vendim te saj, Kolegjin zgjedhor nëpërmjet presionit mbi gjyqtarët për vettingun politik.

Rama ka vjedhur zgjedhjet në çdo rast me bandat të cilat kanë komanduar strukturat e Partisë Socialiste.

Ka shkatërruar parlamentarizmin, duke e kthyer Parlamentin në një teatër qesharak dhe absurd.

Ka shkatërruar dhe po shkatërron pushtetin gjyqësor, jemi i vetmi vend në botë pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë.

Proçesi farsë dhe i dhunshëm që po organizon më 30 Qershor, është instalimi përfundimtar i grushtit të Shtetit dhe diktaturës së krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

Shqiptarët dhe opozita kanë të drejtën legjitime kushtetuese, bazuar në dekretin e Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve, që të mos lejojnë një proçes të tillë, të shkatërrimit të Shqipërisë dhe do jenë të bashkuar në çdo skaj të Shqipërisë, për të mbrojtur pluralizmin dhe Kushtetutën.

Në 30 qershor nuk duhet dhe nuk do ketë zgjedhje të ligjshme. Në emër të Partisë Republikane i bëj thirrje faktorit ndërkombëtar, atyre që kanë mbështetur pluralizmin, kushtetutshmërinë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, që mbështetën Shqipërinë në NATO dhe rrugën tonë Europiane, të ndalojnë këtë krim elektoral dhe antikombëtar të Ramës me pasoja për Shqipërinë dhe Rajonin./ Opinion.al

Etiketa: FATMIR MEDIU


Ju sugjerojmë

Rekord historik i nxehtësisë në Japoni
Bota

Rekord historik i nxehtësisë në Japoni

6 Gusht, 2025 6:11 pm
Sejko: Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi rënie, ekonomia u rrit
Aktualitet

“Turizmi dhe ndërtimi ndihmuan ekonominë”, Sejko: Rritje pozitive ekonomike

6 Gusht, 2025 6:07 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Patos/ Zjarri përfshin pyllin me pisha, era favorizon flakët

6 Gusht, 2025 5:46 pm
India kritikon sanksionet e SHBA: Të padrejta
Bota

India kritikon sanksionet e SHBA: Të padrejta

6 Gusht, 2025 5:40 pm
Video/ Sherr në një plazh në Ukrainë, gratë përleshen mes tyre
Bota

Video/ Sherr në një plazh në Ukrainë, gratë përleshen mes tyre

6 Gusht, 2025 5:29 pm
Incident në një aeroport të Anglisë, mbyllet pista pasi një avioni iu bllokua helika
Bota

Incident në një aeroport të Anglisë, mbyllet pista pasi një avioni iu bllokua helika

6 Gusht, 2025 5:24 pm
Rikonstruksioni i spitalit të Kavajës, Koçiu: Investim për mbi 100 mijë banorë
Aktualitet

Rikonstruksioni i spitalit të Kavajës, Koçiu: Investim për mbi 100 mijë banorë

6 Gusht, 2025 5:20 pm
Trump vendos tarifa shtesë prej 25% ndaj Indisë, shkak importi i naftës ruse
Bota

Trump vendos tarifa shtesë prej 25% ndaj Indisë, shkak importi i naftës ruse

6 Gusht, 2025 5:15 pm
U akuzua se i dha informacion Mossad-it, Irani ekzekuton shkencëtarin
Bota

U akuzua se i dha informacion Mossad-it, Irani ekzekuton shkencëtarin

6 Gusht, 2025 5:07 pm
Pse dështuan bisedimet tregtare Indi-SHBA?
Bota

Pse dështuan bisedimet tregtare Indi-SHBA?

6 Gusht, 2025 4:23 pm
Para
Dështon grushti i shtetit në Etopi, vritet gjenerali

Dështon grushti i shtetit në Etopi, vritet gjenerali

Do sulmonte ambasadën amerikane, arrestohet një person në Bruksel

Do sulmonte ambasadën amerikane, arrestohet një person në Bruksel

“Kapet për kontrabandë kandidati i PS-së në Pogradec”

“Kapet për kontrabandë kandidati i PS-së në Pogradec”
















TE FUNDIT

Rekord historik i nxehtësisë në Japoni

Rekord historik i nxehtësisë në Japoni
6 Gusht, 2025

Japonia ka regjistruar dy rekorde të reja të temperaturave më të larta ndonjëherë brenda një dite, teksa vala përvëluese e të...

Lexo më shumë

“Turizmi dhe ndërtimi ndihmuan ekonominë”, Sejko: Rritje pozitive ekonomike

Sejko: Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi rënie, ekonomia u rrit
6 Gusht, 2025

Një performancë e mirë ekonomike e mbështetur turizmi dhe ndërtimit, punësimi dhe pagat në rritje dhe një inflacion i qëndrueshëm,...

Lexo më shumë

Patos/ Zjarri përfshin pyllin me pisha, era favorizon flakët

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
6 Gusht, 2025

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në pyllin me pisha dhjetravjeçare në fshatin Gjinoqarë, bashkia...

Lexo më shumë

India kritikon sanksionet e SHBA: Të padrejta

India kritikon sanksionet e SHBA: Të padrejta
6 Gusht, 2025

Qeveria e Indisë ka kritikuar ashpër sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara për importet e naftës ruse, duke i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com