Kandidati i pavarur në Bashkinë Lezhë, Eduard Ndocaj ka depozituar një kallëzim pranë prokurorisë me argumentin se është kërcënuar.
Në kallëzimin e depozituar, Ndocaj shprehet se ka marrë telefonata nga persona të ndryshëm gjatë orëve të vona të natës dhe se i kërkohet që të tërhiqet automatikisht nga gara.
Sipas Ndocajt, personat që e kërcënojnë i kërkojnë gjithashtu që të mos shpërndajë materiale zgjedhore ose në të kundërt do të pendohet./ Opinion.al