Erdogan është drejt një humbjeje më të thellë të zgjedhjeve për Bashkinë e Stambollit. Qendrat e votimeve në kryeqytetin turk u mbyllën në orën 17:00 dhe sipas rezultateve paraprake jo-zyrtare, kandidati i opozitës Ekrem Imamoglu, udhëheq me 53.72% të votave përball ish-kryeministrit Binali Yildirim të AKP, i cili ka siguruar rreth 45.37% të votave.
Kjo është një diferencë edhe më e thellë se ajo e zgjedhjeve të para që u anuluan nga gjykata.
Vetë kandidati i partisë së presidentit Erdogan duke se ka pranuar humbjen. Ai u shpreh për mediat turke se : “Aktualisht, kundërshtari im është duke kryesuar. E përgëzoj dhe i uroj atij suksese.”
Pas rreth 25 viteve, Stambolli tashmë duket se do të drejtohet nga një kryebashkiak i cili do ti takojë një force opozitare dhe jo më partisë së presidentit turk. /Opinion.al