Shpeshherë skalpi i kokës mbulohet nga zbokthi duke u kthyer kështu në shqetësim dhe në diçka mjaft të sikletshme.
Disa nga shkaqet që çojnë në formimin e zbokthit kanë të bëjnë me yndyrën e tepërt në lëkurën e skalpit apo edhe ndryshimet hormonale.
Por si mund të parandalohet zbokthi?
Nëse ju keni skalp të yndyrshëm duhet ta lani flokun rregullisht me një shampo të butë për ta pastruar mirë.
Nëse skalpi juaj është i thatë ose i yndyrshëm është mirë ta trajtoni me maska një herë ose dy herë në javë.
Mirë do të ishte që të shmangni stilimin e flokëve me mjete të nxehta dhe përdorimin e tepërt të produkteve për flokë. Gjithashtu duhet të përdorni një shampo kundra zbokthit një herë ose dy herë në javë./Opinion.al/