Sekuestro preventive për një hotel në ndërtim dhe truallin ku ndërtohej. Gjykata e Vlorës vendosi sekuestron ndaj hotelit në Vlorë, pasi dyshohej se ka dyshime që leja është dhënë duke falsifikuar dokumentet dhe është shpërdoruar detyra.
“Ky ndërtim ka qenë i lejuar me vendimin nr.64, datë 30.07.2018 nga ana e bashkisë Himarë dhe leja e ndërtimit është dhënë në favor të një shoqërie sh.p.k, me administrator shtetasin F. H., si dhe një sipërfaqe toke truall prej 700 m2, e ndodhur në Spile Himarë ku po ndërtohet ky hotel”, njofton policia e Vlorës.
Vlera financiare e objektit dhe truallit kap shifrën rreth 500.000 euro. / Opinion.al