I nxehti afrikan pritet të prekë Shqipërinë dhe Europën në fundjavë dhe gjatë javës së ardhshme, pasi temperaturat do të arrijnë deri në 40 Gradë Celsius.
Meterologët paralajmërojnë se nga dita e Hënë deri në fundjavë do të kemi rritje graduale të temperaturave duke bërë që javen e ardhshme të kulmojnë me vlerat 35-40 Gradë Celsius.
Nga ana tjetër mjekët bëjnë apel për të treguar kujdes gjatë kësaj periudhe, kryesisht të moshuarit, por edhe fëmijët nuk duhet të ekspozohen në diell gjatë periudhës së pikut.
Personat më të riskuar janë kryesisht persona që kanë sëmundje kronike, probleme kardiovaskulare, sëmundje renale, sëmundje të sistemit respirator./ Burimi: ABC NEWS