Një aksident automobilistik ka ndodhur në Rrugën e Kombit ku për pasoj ka mbetur i vdekur një person.
Automjeti tip Opel i drejtuar nga shtetasi P.M ka qenë duke udhëtuar në drejtim lëvizjeje Kukës-Tiranë. Nga humbja e kontrollit, makina ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ka mbetur i vdekur. Dy pasagjerët që ndodheshin me të janë plagosur rëndë. Pasi u dërguan në spitalin e Kuksit, ata po transportohen për mjekim të specializuar në spitalin e Tiranës.
Nga burimet bëhet me dije se të tre të aksidentuarit janë banorë të Fushë Krujës.
Grupi hetimor dhe Policia Rrugore e autostradës, po punojnë për shkaqet e aksidentit dhe dokumentimin e ngjarjes. /Opinion.al