Duket se braziliani Neymar nuk shpëton dot nga telashet. Pas akuzave për përdhunim, të cilat e lanë lojtarin e PSG jashtë jashtë finaleve të Kupës së Amerikës, ai është vënë nën hetim për evazion fiskal.
Sipas gazetës “Folha de Sao Paulo” autoritetet vendase kanë sekuestruar 36 prona të paluajtshme që Neymar ka në Brazil pasi nuk ka paguar taksat në një vlerë prej 16 milion eurosh.
Po sipas kësaj gazete, Neymar nuk ka paguar taksat në Brazil që në kohë kur u transferua nga Santos te Barcelona.
Po ashtu, mes pasurivetë sekuestruara janë dhe 2 vila dhe disa apartamente luksoze./ Opinion.al E.Xh.