Këngëtarja Taylor Swift ka publikuar këngën dhe klipin e saj më të ri me titull “You Need To Calm Doën”.
Ajo që spikat në këtë video është fakti se në klip Swift ka ftuar shumë emra të njohur si Ellen Degeneres, Ryan Reynolds etj dhe gjithashtu ‘armiken’ e saj të shumë viteve këngëtaren Katy Perry.
Kënga e re e Swift vjen si një thirrje për tolerancë dhe mirëkuptim. Gjatë klipit ajo ka inskenuar një skenë pajtimi mes saj dhe Katy Perry-t, si qershia mbi tortë për mesazhin që po tenton të përcjellë.
Të dyja të veshura si maskota, Katy si hamburger dhe Taylor si patate të skuqura, shikojnë njëra- tjetrën dhe afrohen, me atë qëndrimin që thotë:
“Më fal, bëhemi prapë shoqe?”. Pajtimi mes dy këngëtareve ka ndodhur pak ditë më parë kur Perry përmes rrjeteve sociale i kërkuar falje Sëift për sherrin e tyre 6-vjeçar./Opinion.al/