Në stinën e verës është e veshtirë për gratë që të vendosin make-up. Megjithatë dëshira për të qenë gjithnjë e kuruar dhe në formë çon në gjetjen e zgjidhjeve alternative. Revista e njohur “Style Graze” ka renditur disa këshilla që do ju ndihmojnë të dukeni bukur edhe pse pa make-up.
1-Përdorimi i kremit të natës
Përdorimi i kremit të natës do ju ndihmojë të zgjoheni me një lëkurë më të relaksuar. Gjatë ditës jeni të ekspozuar ndaj ndotjes, tymit, diellit dhe shumë radikalëve të lirë që e theksojnë lëkurën tonë dhe shkaktojnë plakjen e parakohshme. Përdorimi i tij para gjumit do t’ju ndryshojë në mënyrë drastike mënyrën se si duket lëkura juaj dhe ndiheni në mëngjes!
2-Mirëmbajtja e dhëmbëve
Padyshim që dhëmbët kanë shumë nevojë për kujdes. Duhet patjetër të vizitoni dentistin çdo gjashtë muaj si dhe t’i lani të paktën dy herë në ditë me një pastë dhëmbësh të mirë fluoride. Përdorni gargarë çdo ditë dhe lani dhëmbët në mënyrën e duhur në drejtim, lart e poshtë në lëvizje të vogla rrethore. Një buzëqeshje e madhe ju jep kaq shumë përparësi dhe gjithashtu rrit besimin tuaj në një nivel krejt të ri!
3-Një masazh i mirë i fytyrës
Duket se masazhi i fytyrës i bërë çdo ditë mund të shtrëngojë lëkurën tuaj dhe ta bëjë atë të duket më rrezatuese. Përveç kësaj, masazhi i fytyrës ju bën të ndiheni më të lehtësuar nga stresi. Mund të përdorni locion ose vaj kokosi për t’u hidratuar ndërsa masazhoni lëkurën tuaj./Opinion.al/