Kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos i dha fund beqarisë. Qendërmbrojtësi 33-vjeçar i Los Blancos dhe moderatorja televizive Pilar Rubio u martuan në një ceremoni të zhvilluar në katedralen më të famshme të Sevijës të shekullit të 16.
Mes të ftuarve spikasnin emrat e David e Victoria Beckham apo edhe emra të tjerë si Jordi Alba, Luka Modric, Keylor Navas, Roberto Carlos apo Alvaro Morata, ndërkohë që binte në sy mungesa e Cristiano Ronaldos
Ceremonia e martesës zgjati 1 orë dhe ajo vijoi me festën e zhvilluar në fermën e Sergio Ramos ku sipas medias spanjolle çifti kishte ftuar bandën e njohur AC/DC për të interpretuar. / Opinion.al