Me një shprehje të plakave të Korçës, kryeministri Edi Rama nga Erseka ku prezantoi kandidatin për kryetar Bashkie, ka komentuar aksionin e opozitës.
“Sic thonë plakat e Korçës, ka keq, por ka dhe mos me keq. Ne nuk ndihemi mirë me këtë situatë, janë zgjedhje të çuditshme. Nuk janë zgjedhjet për situatën që Shqipëria pret, për tu anëtarësuar në BE. Atyre fajin ua u ka mendja e tyre, por çfarë borxhi i ka Shqipëria atyre. Çfarë borxhi iu kanë atyre dhe ata demokratë që i votuan”, tha Rama.
Sipas tij, opozita refuzoi mandatet vetëm se ka frikë nga drejtësia e re që për kryeministrin Rama do të fusë në burg të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, që nga Presidenti e me radhë.
“Refuzuan mandatet që iu dhanë njerëzit dhe thanë nuk futemi më në Kuvend se ne jemi popull, dhe jemi me popullin. Por u shkrinë mes popullit dhe vunë përballë disa budallenj ose më të sinqertët që të shkelin ligjin, të vënë zjarr, të synojnë të hyjnë brenda në institucione dhe të hyjnë burgjeve për llogari të tyre. Pushteti në demokraci nuk merret me dhunë, pushteti në demokraci nuk janë godinat. Pushteti në demokraci buron nga vota e popullit. Këtë duan që ta bëjnë Shqipërinë copë-copë dhe t’i shmangen votës për të mos datë të humbur”, tha Rama. / Opinion.al