Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulmet ndaj cistrnave në Gjirin e Omanit, Pompeo: Dyshojmë te Irani

2019/06/13 at 9:44 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmet ndaj cistrnave në Gjirin e Omanit, Pompeo: Dyshojmë te Irani

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara dyshojnë se Irani është përgjegjës për sulmet ndaj dy cistrnave në Gjirin e Omanit. Ai tha se vlerësimi bazohet në informacionin, llojin e armëve të përdorura dhe shkallën e sofistikimit të sulmeve.

Zoti Pompeo tha në një konferencë shtypi në Uashington se sulmet ndaj anijeve janë pjesë e një “fushate” të “rritjes së tensionit” nga ana e Iranit dhe një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë forcat dhe interesat e tyre në rajon, por nuk dha asnjë hollësi për ndonjë plan dhe nuk pranoi pyetje nga gazetarët.

Më parë, një zyrtar amerikan i mbrojtjes tha se ushtria është “e bindur” se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy cisternave të naftës.

“Kemi shumë shenja se ky sulm është i Iranit”, tha zyrtari i mbrojtjes duke folur me Zërin e Amerikës në kushte anonimiteti. “Jemi të sigurt dhe provat ekzistojnë”, tha ai.

Zyrtari nuk dha hollësi se cilat ishin provat.

Dy cisternat u sulmuan të enjten në Gjirin e Omanit, një rrugë detare strategjike pranë brigjeve të Iranit.

Autoriteti norvegjez i Marinës tha se në anijen norvegjeze Front Altair u njoftua për tre shpërthime, pas një sulmi të dyshuar ndaj një tjetër anijeje me pronësi gjermane.

Flota e pestë amerikane me bazë në Bahrein tha se kishte marrë thirrje emergjente nga të dyja cisternat dhe se po u jep ndihmë.

Agjencia iraniane e lajmeve IRNA tha se ushtria iraniane kishte shpëtuar 44 anëtarë ekuipazhi të cisternave dhe se të dyja anijet ishin në flakë.

Ende nuk ka njoftime se çfarë lëndësh shpërthyese mund të kenë shkaktuar dëmtimet në dy anijet.

Gjiri i Omanit është pranë Hormuzit, ngushticës që shërben si një rrugë strategjike për transportin e naftës bruto.

Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara akuzuan Iranin se kishte përdorur minat për të sulmuar katër cisterna nafte pranë brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe. Irani mohoi se kishte gisht në incident./ Burimi: VOA

Ju sugjerojmë

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

I vdes pacientja gjatë ndërhyrjes, mjeku në Durrës akuzohet për neglizhencë

22 Maj, 2025 12:45 pm
A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend? Berisha: Vendimet merren në vazhdim, por..
Aktualitet

“Treni bullgar mbeti në stacionin e Pekishtit”/ Berisha: U gjetën fletë votimi dhe..

22 Maj, 2025 12:35 pm
Çfarë deklaronte Artan Lame pas dorëheqjes nga Kadastra dy vite më parë
Aktualitet

Çfarë deklaronte Artan Lame pas dorëheqjes nga Kadastra dy vite më parë

22 Maj, 2025 12:26 pm
“Të anulohen zgjedhjet presidenciale në Rumani”, kandidatit i refuzohet kërkesa
Bota

“Të anulohen zgjedhjet presidenciale në Rumani”, kandidatit i refuzohet kërkesa

22 Maj, 2025 12:19 pm
Shumica e izraelitëve bëjnë përgjegjës Netanyahun për dështimin e parandalimit të sulmit nga Hamasi
Bota

Vrasja e punonjësve të ambasadës izraelite në SHBA, “zbulohet urdhri” i Netanyahut

22 Maj, 2025 12:01 pm
Deklarata shokuese/Ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Biden s’i mbetet shumë kohë jetë
Bota

Deklarata shokuese/Ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Biden s’i mbetet shumë kohë jetë

22 Maj, 2025 11:54 am
Votat e Greqisë, Celibashi i përgjigjet Partisë Demokratike
Aktualitet

Votat e Greqisë, Celibashi i përgjigjet Partisë Demokratike

22 Maj, 2025 11:50 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Përndjekje dhe profile false në rrjetet sociale, një i arrestuar e disa të proceduar

22 Maj, 2025 11:32 am
Ndarja nga jeta e Artan Lames, Fevziu: Iku i ri, kur po notonte në pasionin e tij
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Artan Lames, Fevziu: Iku i ri, kur po notonte në pasionin e tij

22 Maj, 2025 11:27 am
I pari për numrin e votave/Gonxhja: Krenari, por s’ka lidhje me Bashkinë e Tiranës
Aktualitet

I pari për numrin e votave/Gonxhja: Krenari, por s’ka lidhje me Bashkinë e Tiranës

22 Maj, 2025 11:19 am
Para
OSBE thirrje politikës shqiptare: Uluni në dialog pa parakushte

OSBE thirrje politikës shqiptare: Uluni në dialog pa parakushte

“Dashuri dhe urrejtje”, raporti Rama-Meta ndër vite

“Dashuri dhe urrejtje”, raporti Rama-Meta ndër vite

PS po shkon drejt regjimit? Braçe i përgjigjet Pandeli Majkos

PS po shkon drejt regjimit? Braçe i përgjigjet Pandeli Majkos

TE FUNDIT

I vdes pacientja gjatë ndërhyrjes, mjeku në Durrës akuzohet për neglizhencë

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
22 Maj, 2025

Policia e Durrësit ka nisur hetimet ndaj një mjeku, pasi një paciente ka humbur jetën gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën...

Lexo më shumë

“Treni bullgar mbeti në stacionin e Pekishtit”/ Berisha: U gjetën fletë votimi dhe..

A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend? Berisha: Vendimet merren në vazhdim, por..
22 Maj, 2025

Në një konferencë për mediat kreu i Partisë Demokratike ka bërë një denoncim në lidhje me zgjedhjet. Ai ka denoncuar...

Lexo më shumë

Çfarë deklaronte Artan Lame pas dorëheqjes nga Kadastra dy vite më parë

Çfarë deklaronte Artan Lame pas dorëheqjes nga Kadastra dy vite më parë
22 Maj, 2025

Artan Lame u shua në moshën 58-vjeçare, një lajm që befasoi opinionin publik. Ai ka mbajtur një sërë funksionesh publike...

Lexo më shumë

“Të anulohen zgjedhjet presidenciale në Rumani”, kandidatit i refuzohet kërkesa

“Të anulohen zgjedhjet presidenciale në Rumani”, kandidatit i refuzohet kërkesa
22 Maj, 2025

Gjykata më e lartë e Rumanisë të enjten e ka hedhur poshtë si të pabazuar një kërkesë për t’i anuluar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com