Një 97-vjeçar amerikan ka takuar ish-të dashurën e tij franceze 75 vite pas takimit të parë.
KT Robbins, një ushtar i ri amerikan ra në dashuri me një vajzë franceze 18-vjeçare, në kohën që po qëndronte në fshatin e saj të vogël në mes të Luftës së Dytë Botërore.
Asokohe vetëm 24 vjeç, Robbins pa për herë të parë Jeannine Ganaye. Çifti ra në dashuri, por dy muaj më vonë ushtarit iu komunikua se duhej të largohej nga fshati për të luftuar diku tjetër.
“I thashë që ndoshta do të kthehesha ta merrja, por nuk ndodhi kështu,” tha Robbins.
Ndërsa Jeannine, e cila në vitin 1945 nisi të mësonte anglisht me shpresën se Robbins do të kthehej një ditë për të tha:
“Kur iku me kamion, isha shumë e trishtuar. Do doja që pas luftës të mos ishte kthyer në Amerikë.”/Opinion.al