Deputeti i Bindjes Demorkratike, Andi Përmeti, ka deklaruar se Presidenti Meta po shkel ligjin duke dhënë argumente se po e bën këtë për të mirën e shqiptarëve. Ai tha se nëse presidenti është vërtetë i shqetësuar për stabilitetin e Shqipërisë ai duhet të ndalojë së pari bashkëshorten e tij të nxisë konfliktin civil. Më tej ai akuzoi të tre liderët politikë se ata po bëhen bashkë kundër SPAK për tju shmangur drejtësisë.
“Me dashurinë që thua se po vepron për shqiptarët duhet të shkoje në shtëpi dhe t’i thoje bashkëshortes që mos ta çojë vendin në konflikt civil. ne shqiptarët e kemi kujtesën e shkurtër. Rama thoshte se Meta është hajdut dhe Meta e quante fundërrimë. Para dy vitesh u bënë bashkë. Ndërsa me Bashën hidhnin akuza se kanë mashtruar shqiptarët dhe pas dy muajsh lidhën koalicion. mos u çudisni kur të bëhen të tre bashkë kundër SPAK-ut dhe reformës në drejtësi”, tha Përmeti.
Të kërkesën për të folur me bashkëshorten, Presidentit ja bëri disa ditë më parë në Twitter edhe Ministrja Elisa Spiropali duke shkruar në një gjuhe të ngjashme:
“Ilir Meta ka vërtetë hallin e shpërthimit të dhunës dhe konfliktit civil në Shqipëri? Po e kishte dhe e ka shumë të thjeshtë: Le të bindë Monikën të mos hakërrehet dhe Saliun të mos ndërseje Lulin rrugëve deri në 30 qershor e ja ku e shpëtoi Shqipërinë!” /Opinion.al