Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkarkimi i Metës/Dokumenti që Rama ju vuri para ambasadorëve

2019/06/11 at 4:00 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkarkimi i Metës/Dokumenti që Rama ju vuri para ambasadorëve

Kryeministri Edi Rama organizoi dje një mbledhje me ambasadorët e të gjithë vendeve anëtare të BE Shqipëri për të diskutuar në lidhje me dekretin e Presidentit Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Takimi i djeshëm u bë me dyer të mbyllura dhe nuk u dhanë deklarata për mediat në lidhje me të. Por ditën e sotme ka dalë letra nëpërmjet të cilës kryeministri i është drejtuar ambasadorëve për ti njohur me arsyet e qëndrimit kundër dekretit të Presidentit.


Pasi i ka sqaruar gjendjen zgjedhore aktuale kryeministri ka shkruar se normaliteti i procesit zgjedhor ka marrë fund me firmosjen e dekretit që shfuqizoi datën e zgjedhjeve dhe këtë kryetari i qeverisë e konsideron një akt arbitrar në kundërshtim me kushtetutën.

“Presidenti po i tejkalon kompetencat e tij siç parashihet me kushtetutë. Sipas nenit 94 :  Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre që i njihen shprehimisht me Kushtetutë dhe që i jepen me ligje të nxjerra në pajtim me të”.

Rama i ka renditur në letër gjithashtu të gjitha ato që ai i konsideron si shkelje të rënda të presidentit.

  •  “ Shkel kushtetutën, duke zgjatur mandatin e autoriteteve vendore;
  • Shkel seriozisht simbolin e unitetit të njerëzve, sepse ai ka vepruar në mënyrë të njëanshme pa u konsultuar me palët politike;
  • Shkel seriozisht të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur;
  • Ndërhyn në kompetencat e trupave ligjorë dhe kushtetues, sepse nëpërmjet shpalljes të një dekreti të ri duke ndryshuar datën dhe periudhën e zgjedhjeve, i ndalon kolegjit zgjedhor dhe KQZ-së të ushtrojnë pushtetin e tyre ligjor dhe kushtetues”.

Ai nuk ka lënë pa përmendur gjithashtu se ankimimi i këtij rasti mund ti referohet Gjykatës Administrative duke përmendur një precedent.

“Nuk është subjekt për rishikim nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Në varësi të natyrës së pretendimit apo të thelbit të debatit, mund të jetë nën juridiksionin e gjykatës administrative ose nën juridiksionin e kolegjit elektoral” shkruan kryeministri. /Opinion.al

 

 

Etiketa: ambasadoretmetarama


Ju sugjerojmë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump-Hamasit: Lironi pengjet dhe lufta mbaron menjëherë

7 Shtator, 2025 10:42 pm
Gjermani: Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve
Bota

Gjermani/ Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve

7 Shtator, 2025 9:42 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Pensionistët i rikthehen punës, INSTAT: U angazhuan 120 mijë në 2024

7 Shtator, 2025 8:47 pm
CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

Trump reagon pas sulmeve në Ukrainë: Jemi gati të sanksionojmë Rusinë

7 Shtator, 2025 7:57 pm
Mësuesit pro mbylljes së “Tik-Tok”
Aktualitet

Viti i ri shkollor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë nuk patën asnjë regjistrim

7 Shtator, 2025 6:50 pm
Lufta në Gaza/ 51 civilë të vrarë nga ushtria izraelite
Te Fundit

Lufta në Gaza, Izraeli: Do të përfundojë vetëm kur Hamasi të lirojë pengjet

7 Shtator, 2025 6:36 pm
Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian
Bota

Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian

7 Shtator, 2025 5:36 pm
Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?
InstaBIZ

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

7 Shtator, 2025 4:51 pm
Australisë/ Masakër në Melburn, dy të mitur të vrarë me thikë nga një grup i maskuar
Bota

Australisë/ Masakër në Melburn, dy të mitur të vrarë me thikë nga një grup i maskuar

7 Shtator, 2025 4:01 pm
“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri
Aktualitet

“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri

7 Shtator, 2025 3:43 pm
Para
Meta: Rrezik real për tension! Pa caktuar datë, s’ka zgjedhje

Meta reagon ndaj Ramës: Ka përkthyer gabim Kushtetutën për ambasadorët

Meta flet për shkarkimin: Ata të zgjidhin krizën e ikën presidenti

Meta flet për shkarkimin: Ata të zgjidhin krizën e ikën presidenti

Meta: Kur e mori vesh Lulzim Basha vendimin që kisha marrë

Meta: Kur e mori vesh Lulzim Basha vendimin që kisha marrë
















TE FUNDIT

Trump-Hamasit: Lironi pengjet dhe lufta mbaron menjëherë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
7 Shtator, 2025

Presidenti amerikan i ka paraqitur Hamasit një propozim të ri për një marrëveshje gjithëpërfshirëse: lirimin e të gjithë pengjeve (të...

Lexo më shumë

Gjermani/ Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve

Gjermani: Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve
7 Shtator, 2025

Një sinjal i mirë për migrantët: kush ka mësuar një profesion jashtë Gjermanisë, mund të ketë gjithnjë e më shumë...

Lexo më shumë

Pensionistët i rikthehen punës, INSTAT: U angazhuan 120 mijë në 2024

Auto-Skicë
7 Shtator, 2025

Shumë të moshuar në Shqipëri, në vend që të shijojnë qetësinë e pleqërisë, detyrohen të punojnë sërish disa në treg,...

Lexo më shumë

Trump reagon pas sulmeve në Ukrainë: Jemi gati të sanksionojmë Rusinë

CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
7 Shtator, 2025

Presidenti Donald Trump sinjalizoi të sot se administrata e tij është gati të kalojë në fazën e dytë të sanksioneve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com