Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut

2025/05/12 at 8:30 PM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut

Hëna e plotë sot ndriçon shenjën e Akrepit, duke sjellë një mori emocionesh të thella dhe pasionesh të zjarrta për një pjesë të shenjave.


Astrologia Meri Shehu në programin “Rudina” në Tv Klan paralajmëron një javë intensive për të gjitha shenjat, ku skenat erotike dhe ndjenjat e forta do të jenë në qendër të vëmendjes. Për secilën shenja astrologia dha vlerësimet me yje, për të treguar se sa me fat do të jenë përgjatë kësaj jave.

“Sot kemi Hënën e plotë në Akrep, fillon një javë e fuqishme. Kjo javë prek diagonalen Akrep, Dem, merr pjesë edhe Urani, kështu që do të kemi të papritura përmbysje, situata të reja, por duhet t’i biem në kokë një qëllimi, që qëllimi të vijë pas nesh. Të mos hutohemi dhe të ruajmë kontrollin”, tha astrologia Meri Shehu.

Dashi, 3 yje: Fillon një çështje ekonomike për Dashët sidomos ata të 10-ditëshit të tretë. Por, dhe çështje erotike, seksuale, kështu që Dashët në këtë periudhë do kenë dëshirën që të marrin çfarë u pëlqen. Dashët e 10 ditëshit të parë duhet të bëjnë kujdes, sepse kanë një prapaskenë, Mërkuri në Dem bën një lidhje shumë të vështirë me Plutonin në Ujor dhe këtu ka prapaskena që duhet t’i kenë jashtë mase kujdes.

Demi, 4 yje: Hënën e plotë e kanë përballë shenjës së tyre. Por, Urani është në shenjën e Demit dhe sjell një tendencë ndryshimi për t’i bërë gjërat në mënyrën më ndryshe dhe Demët kur përfaqësohen ndryshe ndoshta do të bëjnë dhe diçka të madhe. Në jetën personale ka një ndryshim për Demët në këtë periudhë. Vetëm kujdes duhet të bëjnë Demët e lindur në 10 ditëshin e parë sepse do të ketë një prapaskenë, një humbje dhe një pasiguri të madhe ekonomike dhe fatale madje.

Binjakët, 1 yll: Nuk kanë fat kësaj jave Binjakët, Hëna e plotë në Akrep nuk është në momentin më të mirë për Binjakët sidomos në çështjet e punës. Mërkuri në Dem që është planeti i tyre në katërkëndësh me Plutonin në Ujor ka një prapaskenë shumë të fuqishme që u bëhet në çështje ekonomike, por dhe në çështje ligjore. Prandaj të lindur në 10 ditëshin e parë të shenjës së tyre duhet që të kenë shumë kujdes.

Gaforrja, 2 yje: Janë me fat sepse Hëna e plotë në Akrep u jep një tendencë madhështie, pompoziteti, por Mërkuri në Dem është në katërkëndësh me Plutonin në Ujor që dhe për Gaforret këtu ka një prapaskenë shumë të madhe në çështjet ekonomike dhe një shndërrim i madh, i cili do të vijë papritur në çështjet e synimet e tyre, por në një mënyrë që nuk e presin. Plus që ndryshimet në këtë periudhë janë shumë të fuqishme dhe këta nuk i presin aq të fuqishme sa në të vërtet ato janë.

Luani, 3 yje: Kanë një tendencë në rritje me çështjet e karrierës, Hëna e plotë në Akrep u jep një tendencë të fuqishme, i ngre në një pompozitet të lartë, sidomos në çështjet familjare. Por, kujdes duhet të kenë vetëm Luanët e 10 ditëshit të parë, sepse ata mund të kenë një debat me shokët, shefat, eprorët ose një ndryshim pune që nuk e presin, ose një takim pune me një njeri që do i vërë në mendime të forta.

Virgjëresha, 2 yje: Mërkuri planeti juaj në Dem kundërshtohet me Plutonin në Ujor dhe kemi një paqartësi dhe një rrëshqitje, sidomos në disa çështje pune, ose të fshehta. Dikush mund t’u nxjerrë një prapaskenë ose të fshehtë, kryesisht Virgjëreshat e lindura në 10 ditëshin e parë të shenjës. Kurse të tjerat marrin lajme disi më të mira, u plotësohet një dëshirë, sidomos Virgjëreshët e lindura në 10 ditëshin e tretë.

Peshorja, 2 yje: Janë një shenjë kardinale, që ashtu sikurse Dashët do të rendin pas çështjeve ekonomike dhe seksuale, do të jenë shumë joshës në këtë periudhë. Shumë të intriguar në këto drejtime, do të përpiqen gjatë gjithë kohës që të joshin dhe ata të lindurit në 10 ditëshin e parë kanë një problematikë të fuqishme me punën dhe ekonominë. U bëhet një prapaskenë dhe ndoshta nuk do të ndjehen shumë mirë. Kujdes në çështjet ligjore këta të lindurit në 10 ditëshin e parë.

Akrepi, 4 yje: Siç e thamë Akrepët kanë Hënën e plotë në shenjën e tyre. Kjo është një Hënë e plorë e madhërishme, por sjell një ndryshim, një bashkëpunim, ose një partneritet të papritur, nuk e presin. Vetëm Akrepët duhet të kenë një qëllim, nëse vendosin një qëllim, ruajnë rendin dhe nuk ecin pas qëllimeve të kota, do të arrijnë një sukses “o të gjitha, o asnjë”.

Shigjetari, 1 yll: Ata të lindurit në 10 ditëshin e parë duhet të kenë shumë kujdes në lidhje me punën ose shëndetin. Një prapaskenë mund t’u zbulohet, kurse të tjerët do të merren një çik më shumë me çështjet e punës, me ndonjë tendencë emocionale, ose me një dëshirë të fjetur.

Bricjapi, 2 yje: Ekonomia dhe seksi. Nëse Bricjapët do e ndjejnë veten këtë kohë jo shumë me tendenca të fuqishme, lekësh ose jo shumë në formë, do të marrin një ritëm të fortë. Sidomos ata të 10 ditëshit të tretë do të shkëlqejnë në këtë drejtim. Kujdes ata të 10 ditëshit të parë sepse mund të kenë ndarje, sidomos ata që janë në një marrëdhënie me Dem. Marrëdhëniet Bricjap-Dem këto kohë nuk shkojnë shumë mirë.

Ujori, 3 yje: Janë ato shenjat e fuqishme që duhet të rendin pas një qëllimin të madhërishëm. Hëna e plotë në Akrep u jep një fuqi të madhe, sidomos në lidhje me familjen ose me karrierën. Besoj se do ecin dhe do përparojë goxha mirë. Sa i përket Mërkurit që kundërshtohet me  Plutonin në shenjën e tyre në Ujor duhet të kenë kujdes nga disa fjalët të tepërta që mund të thonë, ose të fshehta që mund të marrin vesh. Duhet t’i mbajnë për vete.

Peshqit, 3 yje: Janë mirë në këtë periudhë, sepse Hëna e plotë në Akrep, në shenjë uji, u jep një favorizim. I ëmbëlton Peshqit në këtë periudhë, u jep favorizime ekonomike, miq të sigurt, por dhe aventura të bukura. Kujdes duhet të kenë me të afërmit, të evitojnë debatet. Dikush mund t’u zbulojë një sekret dhe t’u bëjë një shantazh të vogël. Prandaj kujdes duhet të kenë Peshqit në 10 ditëshin e parë./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Lufta në Ukrainë, SHBA po shqyrton 500% taksë për shtetet që blejnë naftë nga Rusia
Bota

Lufta në Ukrainë, SHBA po shqyrton 500% taksë për shtetet që blejnë naftë nga Rusia

29 Maj, 2025 5:29 pm
Nga Athina, Zv.Kryeministri i Kosovës i kërkon Greqisë njohje
Rajoni

Kriza parlamentare në Kosovë, Bislimi: LVV tani nuk ka nevojë për partnerë!

29 Maj, 2025 5:21 pm
Seanca në GJKKO, i penduari Erion Alibej rrëfen për masakrën e Bradasheshit
Aktualitet

Seanca në GJKKO, i penduari Erion Alibej rrëfen për masakrën e Bradasheshit

29 Maj, 2025 5:08 pm
Ndeshjet kualifikuese, Pajaziti porosit Gjimshitin: Berat, mundeni Serbinë!
Sport

Ndeshjet kualifikuese, Pajaziti porosit Gjimshitin: Berat, mundeni Serbinë!

29 Maj, 2025 4:52 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë

29 Maj, 2025 4:44 pm
Unioni Turistik: Shqipëria po promovohet nga eventet kulturore
Aktualitet

Unioni Turistik: Shqipëria po promovohet nga eventet kulturore

29 Maj, 2025 4:29 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Iu gjetën armë zjarri afër banesës, policia arreston 64- vjeçarin

29 Maj, 2025 4:26 pm
Autostrada Tiranë – Qafë Kashar përfundon brenda vitit, shpejtësia e lejuar 130 km/h
Aktualitet

Autostrada Tiranë – Qafë Kashar përfundon brenda vitit, shpejtësia e lejuar 130 km/h

29 Maj, 2025 4:13 pm
Izraeli njofton krijimin e 22 vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor
Bota

Izraeli njofton krijimin e 22 vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor

29 Maj, 2025 4:02 pm
“Verifikim të kamerave”/ Shpërthimi në burgun e Fushë-Krujës, 2 pista hetimi
Aktualitet

“Verifikim të kamerave”/ Shpërthimi në burgun e Fushë-Krujës, 2 pista hetimi

29 Maj, 2025 3:55 pm
Para
Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit

Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit

OSBE tryezë për reformën zgjedhore, ftesë dhe për opozitën jashtë Kuvendit

Partia Socialiste fiton Divjakën, ndiqet nga PD e Nisma Shqipëria Bëhet

Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!

Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!
















TE FUNDIT

Lufta në Ukrainë, SHBA po shqyrton 500% taksë për shtetet që blejnë naftë nga Rusia

Lufta në Ukrainë, SHBA po shqyrton 500% taksë për shtetet që blejnë naftë nga Rusia
29 Maj, 2025

Ndërsa sulmet ruse ndaj Ukrainës përshkallëzohen, presioni i brendshëm po rritet mbi presidentin amerikan, Donald Trump që më në fund...

Lexo më shumë

Kriza parlamentare në Kosovë, Bislimi: LVV tani nuk ka nevojë për partnerë!

Nga Athina, Zv.Kryeministri i Kosovës i kërkon Greqisë njohje
29 Maj, 2025

Zëvendëskryeministri i Kosovës në detyrë, Besnik Bislimi, i cili njëkohësisht është edhe drejtues i delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, po...

Lexo më shumë

Seanca në GJKKO, i penduari Erion Alibej rrëfen për masakrën e Bradasheshit

Seanca në GJKKO, i penduari Erion Alibej rrëfen për masakrën e Bradasheshit
29 Maj, 2025

Ditën e sotme u zhvillua në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, seanca e radhës e dosjes “Plumbi i...

Lexo më shumë

Ndeshjet kualifikuese, Pajaziti porosit Gjimshitin: Berat, mundeni Serbinë!

Ndeshjet kualifikuese, Pajaziti porosit Gjimshitin: Berat, mundeni Serbinë!
29 Maj, 2025

Përpara se t’i bashkohet përgatitjeve të Shqipërisë për ndeshjet me Serbinë dhe Letoninë, Berat Gjimshiti ndaloi në vendlindjen e prindërve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com