Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sa mundësi ka shkarkimi i Ilir Metës, si President

2019/06/10 at 10:23 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Sa mundësi ka shkarkimi i Ilir Metës, si President

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali ka bërë me dije se kryesia ka diskutuar dhe vendosur nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentit Meta, duke filluar nga seanca e së enjtes.


“ Kryesia e PS ka diskutuar mbi aktin brutal të Ilir Metës mbi Republikën Parlamentare të Shqipërisë. Kryesia ka vendosur që të enjten të zhvillojë një debat parlamentar, duke shtjelluar argumentet, se si Ilir Meta ka sulmuar Republikën dhe ka shpikur një institucion që nuk eksiton në asnjë vend të botës, që quhet çdekretim. Në fund do t’i takojë Kolegjit Zgjedhor apo KQZ që ta shqyrtojë nga pikëpamja juridike Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë zyrë. Do fillojmë procedurën e shkarkimit të Ilir Metës nga Presidenca të enjten. Është detyra jonë për të mbrojtur Kushtetutën”, tha Spiropali.

 

Por si shkarkohet presidenti?

  • Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij, dhe me këtë kuptohet pikërisht mungesa e përgjegjësisë politike. Kushtetuta parashikon përgjegjësinë juridike. Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë, sipas procedurës së parashikuar në nenin 90, pika 2 dhe 3.

Në nocionin “krim i rëndë” hyn në radhë të parë krimi i tradhtisë ndaj atdheut. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij.  Pra duhen 93 vota në Parlament, a i ka qeveria? 

Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra. Në kushtet ku ndodhet Shqipëria, jemi me një Parlament të pa plotë (nuk ka numrin 140 të deputetëve). Po ashtu pas reformës në drejtësi vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese.

  • Po ashtu kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, neni 91 i Kushtetutës parashikon se Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij.

Në rast se Presidenti nuk mund të ushtrojë detyrën për më shumë se 60 ditë, Kuvendi, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve, vendos dërgimin e çështjes sërish në Gjykatën Kushtetuese, e cila vërteton përfundimisht faktin e pamundësisë. Në rast të vërtetimit të pamundësisë, vendi i Presidentit mbetet vakant dhe zgjedhja e Presidentit të ri fillon brenda 10 ditëve nga dita e vërtetimit të pamundësisë. Në këtë rast, Ilri Meta gëzon shëndet të plotë.

  • Në lidhje me shfuqizimin e vendimit të Metës, nga Gjykata Administrative, kjo sipas ekspertit Jordan Daci është gjeja me skandaloze që edhe një student i vitit të parë në drejtësi nuk mund të lejohet ta thotë.

Sa kohë do të formohet Gjykata Kushtetuese

  • Neni 125 i Kushtetutës thotë se Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit.

Gjyqtarët emërohen për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi, nga radhët e juristëve me kualifikim të lartë dhe me përvojë pune jo më pak se 15 vjet në profesion. Përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo tre vjet në një të tretën e saj sipas procedurës së caktuar me ligj. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese emërohet nga radhët e anëtarëve të saj nga Presidenti i Republikës, me pëlqimin e Kuvendit, për një periudhë prej 3 vjetësh. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese vazhdon në detyrë deri në emërimin e pasardhësit të tij.

Po ashtu sipas juristit Jordan Daci, 3 anëtarë të kësaj gjykate zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Edhe kjo gjykatë është jashtë funksionimit pasi anëtarët e saj u përjashtuar nga vettingu. Kështu, koha që do dojë formimi i Gjykatës Kushtetuese është e largët.

Nga nisja e vetting-ut në mars 2018 me Fatos Lulon, anëtar i Gjykatës Kushtetuese mjaftuan 10 muaj që kjo Gjykatë të shkërmoqej duke mbetur me vetëm një gjyqtar Kushtetues.

Vitore Tusha, profesoreshë e të drejtës civile, me gradë “doktor i shkencave juridike” në këtë fushë dhe anëtare e Gjykatës Kushtetuese prej 11 vitesh, është e vetmja që u konstatua e pastër nga procesi rivlerësues.

Pas shkarkimit të Lulos nga detyra, u rrëzuan njëri pas tjetrit katër anëtarët e tjerë: Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha, Gani Dizdari. I humbur doli gjatë rivlerësimit të trefishtë edhe kryetari i kësaj gjykate Bashkim Dedja. Me pesë shkarkime nga detyra dhe tre dorëheqje të gjyqtarëve Sokol Berberi, Vladimir Kristos, dhe Besnik Imeraj kjo gjykatë pushoi së funksionuari.

Ndërkohë të dhënat statistikore tregojnë se 79 kërkesa vazhdojnë të jenë në pritje për tu shqyrtuar, prej të cilave 17 janë depozituar gjatë 2019 dhe 62 i përkasin vitit të kaluar./Opinion.al

Etiketa: ilir Meta


Ju sugjerojmë

Vrasja në Rinas, gazetari: Si togë pushkatimi, 3 vetë me kallashnikovë
-U tha në Opinion

Vrasja në Rinas, gazetari: Si togë pushkatimi, 3 vetë me kallashnikovë

11 Nëntor, 2025 10:52 pm
Atentati në Rinas, Këlliçi: Vrasje shtetërore
-U tha në Opinion

Atentati në Rinas, Këlliçi: Vrasje shtetërore

11 Nëntor, 2025 10:38 pm
Atentati në Rinas, gazetarja: 30 kamera sigurie, por autorët u zhdukën
-U tha në Opinion

Atentati në Rinas, gazetarja: 30 kamera sigurie, por autorët u zhdukën

11 Nëntor, 2025 10:31 pm
Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua
Sport

Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua

11 Nëntor, 2025 9:07 pm
Propozimi në mbledhjen e PD: Deputetët të hyjnë në grevë urie, bashkë me familjarët
Kryesore

Propozimi në mbledhjen e PD: Deputetët të hyjnë në grevë urie, bashkë me familjarët

11 Nëntor, 2025 8:53 pm
Zbulohet një specie e re blete në Australi
Life Style

Zbulohet një specie e re blete në Australi

11 Nëntor, 2025 8:46 pm
Ndeshja Shqipëri – Angli/ Udhëzime për tifozët nga Policia e Shtetit dhe FSHF-ja
Sport

Ndeshja Shqipëri – Angli/ Udhëzime për tifozët nga Policia e Shtetit dhe FSHF-ja

11 Nëntor, 2025 8:01 pm
Kupa e Botës, çmimet e parkimit më të shtrenjta se çmimet e biletave të ndeshjeve
Sport

Kupa e Botës, çmimet e parkimit më të shtrenjta se çmimet e biletave të ndeshjeve

11 Nëntor, 2025 7:18 pm
Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas
Kronikë

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas

11 Nëntor, 2025 6:18 pm
Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja
Kronikë

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja

11 Nëntor, 2025 6:01 pm
Para
Çfarë i ndodh fytyrës kur flini me grim

Çfarë i ndodh fytyrës kur flini me grim

Clinton viziton Kosovën për 20 vjetorin e çlirimit nga NATO

Clinton viziton Kosovën për 20 vjetorin e çlirimit nga NATO

Reforma zgjedhore/Shtyhet mandati i komisionit,deputetët e opozitës kundër

Skenari më i pazakontë/ Analistët: Meta mund të shpërndajë dhe Parlamentin
















TE FUNDIT

Vrasja në Rinas, gazetari: Si togë pushkatimi, 3 vetë me kallashnikovë

Vrasja në Rinas, gazetari: Si togë pushkatimi, 3 vetë me kallashnikovë
11 Nëntor, 2025

Ngjarja e rëndë që tronditi sot Tiranën dhe mbarë vendin më 11 nëntor ka ndodhur vetëm 20 metra larg protokollit...

Lexo më shumë

Atentati në Rinas, Këlliçi: Vrasje shtetërore

Atentati në Rinas, Këlliçi: Vrasje shtetërore
11 Nëntor, 2025

Deputeti i PD, Belind Këlliçi thotë se atentati i ndodhur sot në Rinas ku u vra Gilmando Dani dhe u...

Lexo më shumë

Atentati në Rinas, gazetarja: 30 kamera sigurie, por autorët u zhdukën

Atentati në Rinas, gazetarja: 30 kamera sigurie, por autorët u zhdukën
11 Nëntor, 2025

Në lidhje për emisionin “Opinion”, gazetarja e Klan News, Glidona Daci ka folur për vrasjen Gilmando Danit dhe plagosjen Muçi...

Lexo më shumë

Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua

Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua
11 Nëntor, 2025

Sulmuesi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka konfirmuar se Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për të. Sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com