KPK ka vendosur të shkarkojë sot nga detyra kryetaren e Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro.
Për gjyqtaren u konstatuan paqartësi në deklarimin e një kredie dhe kërkesën për shtesën e një prone.
Sipas raportit të ILDKPKI, gjyqtarja Hajro ka kryer deklarim të pasaktë, por nuk ka kryer deklarim të rremë apo fshehje të pasurisë. Ajo nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit dhe ka burime të ligjshme. Pasaktësia është konstatuar në mos deklarimin e kërkesës për legalizimin e një prone.
Bëhet fjalë për një apartament 85 m2 në Tiranë, në bashkëpronësi me bashkëshortin. Për këtë apartamenti Hajro ka marrë një kredi 70 mijë euro në bankë të nivelit të dytë. Vlera e deklaruar e apartamentit është 83 mijë euro.
Sipas Hajros në kontratën e shitjes së apartamentit me vlerë 70 mijë euro është shkruar vlera 82 mijë euro për efekt të kredisë.
Gjyqtarja gjithashtu është mbrojtur me argumentin se këto këto gjetje problematike i përkasin periudhës kur ajo nuk ka qenë duke ushtruar detyrën e gjykatëses.
Përsa i përket pastërtisë së figurës DSIK ka konstatuar përshtatshmërinë e Hajros për vijimin e detyrës. /Opinion.al