Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deputeti socialist: Avdylaj ju lut vëllait, aman Iliri të pranojë mandatin

2019/06/06 at 2:28 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputeti socialist: Avdylaj ju lut vëllait, aman Iliri të pranojë mandatin

Emri i Ilir Ndraxhit, si dhe disa zyrtarëve të tjerë të Partisë Socialiste, doli në përgjimet telefonike të publikuara ditën e djeshme nga gazeta ‘Bild’. Bëhet fjalë për një bisedë mes vëllait të deputetit Ndraxhi dhe Astrit Avdylajt, ku dyshohet se ky i fundit ka ndërhyrë për të futur në listën e deputetëve të PS kandidaturën e Ilir Ndraxhit.

Por deputeti Shijakut e ka mohuar këtë pretendim. Ai shprehet i bindur se mandati është i tiji dhe kandidatura ka ardhur si pasojë e suksesit dhe popullaritetit të tij.

Në një intervistë televizive, Ndraxhi ka thënë se nuk e ka takuar kurrë Astrit Avdylajn. Madje ai shkon deri aty sa thotë se Astriti kishte telefonuar vëllain e tij për t’ju lutur që ai të pranojë kandidimin për PS pasi është krenari e zonës.

“Nuk kam folur në asnjë moment me Astrit Avdylajn. Nuk ka pasur ndikim në kandidimin tim. Absolutisht asnjë lloj kontakti me të. Asnjëherë! Asnjë takim personal me të. Ai ka marrë vëllain tim. I ka thënë të lutem ta pranojë kandidimin Iliri sepse e kemi krenari ta kemi në zonë. Unë nuk kam folur me të. Madje, ata kanë qenë në burg e unë nuk e kam ditur që ata kanë dalë në liri. Edhe vëllai u çudit kur dolën përgjimet. Ai ka folur me të, siç ka folur edhe me shumë njerëz të tjerë. 200 apo 500 votat që mund të ketë ai, nuk kanë asnjë ndikim në 8000 vota që unë kisha në zonë falë popullaritetit tim. Isha i katërti në listë. Kam dale deputet nga mbështetja e votuesve të mi”, tha Ndraxhi.

Përgjimet e djeshme nxitën një debat të madh publik pasi ato përmendnin një sërë zyrtarësh të lartë. Kryeministri Rama nuk zgjodhi as të komentonte këtë ngjarje. Sipas deputetit Ndraxhi ai as nuk e ka telefonuar atë, madje këtë nuk e ka bërë as Vangjush Dako.

“Kryetari jo! Edhe me Dakon nuk kam folur dje e sot. Takimin e fundit me të e kisha për Festën e Bajramit, të martën, kur bëmë vizitat fetare. Jemi në fushatë. Diskutuam për 30 qershorin, por jo për përgjimet.”

Deri më tani deputeti i Shijakut mohon të jetë thirrur ndonjëherë nga Prokuroria dhe shprehet i hapur në rast se do të kërkonin paraqitjen e tij në organet e drejtësisë. Nuk mendon të njëjtën gjë për mandatin e deputetit. Ai nuk është i gatshëm ta lëshojë atë, pasi pretendon se nuk ka asnjë lidhje me grupin Avdylaj.

“Unë kam punuar në zonë. Si deputet kam bërë çfarë kam mundur për banorët e zonës time elektorale. Mandati nuk është dy vjet. Është katër. Ne do të tregojmë forcën tonë më 30 qershor”, tha Ndraxhi.

Përgjimi 3 është një bisedë mes Astrit Advylaj dhe Arjan Ndraxhit. Advylaj pyet Arjanin (vëllai i deputetit Ilir Ndraxhi), nëse e kanë marrë në telefon Ilirin për t’i njoftuar kandidimin për deputet në listat e Partisë Socialiste. Astriti i thotë më tutje se ata do të punojnë fort për të arritur rezultat të lartë zgjedhor për Partinë Socialiste. Pak ditë më vonë, Ilir Ndraxhi u emërua në vend të katërt në listën e kandidatëve të Durrësit për partinë Socialiste, duke e pasur postin e deputetit të sigurt. /Opinion.al

Etiketa: avdylajbildIlir NdraxhitPërgjime

Ju sugjerojmë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 1:15 pm
EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

6 Qershor, 2025 1:08 pm
Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
Aktualitet

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

6 Qershor, 2025 1:02 pm
Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
Aktualitet

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

6 Qershor, 2025 12:28 pm
Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
Aktualitet

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

6 Qershor, 2025 12:14 pm
Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
Aktualitet

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

6 Qershor, 2025 12:00 pm
Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
Aktualitet

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

6 Qershor, 2025 11:58 am
Para
Ministri Jashtëm holandez shuan shpresat e negociatave për Shqipërinë

Ministri Jashtëm holandez shuan shpresat e negociatave për Shqipërinë

Kolegji zgjedhor rrëzon kërkesën e PD dhe LSI

Kolegji zgjedhor rrëzon kërkesën e PD dhe LSI

“Kur mund ta shoh veten në televizor?!”

"Kur mund ta shoh veten në televizor?!"

TE FUNDIT

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
6 Qershor, 2025

Ka zgjatur rreth dy orë arratia e Shpëtim Osmës, autorit të dyshuar të plagosjes së dyfishtë të ndodhur paraditen e...

Lexo më shumë

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
6 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Hanit të Hotit ka arrestuar një 42-vjeçar me qëllim ekstradimin, pasi ishte i dënuar nga autoritetet italiane,...

Lexo më shumë

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
6 Qershor, 2025

Pas zhvillimit të vizitës në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë me rastin e Kurban Bajramit, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali zhvilloi...

Lexo më shumë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
6 Qershor, 2025

Katër persona janë vrarë ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur përgjatë natës në Kiev, si pasojë e sulmeve me raketa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com