Një ish-infermier u dënua me burgim të përjetshëm, pasi është shpallur fajtor për vrasjen e 85 pacientëve, ngjarje e konsideruar si ndër më të rëndat pas luftës në Gjermani.
Gjykata e qytetit verior, Oldenburg, i ka cilësuar vrasjet e 42-vjeçarit, Niels Hoegel mizore dhe të paimagjinueshme.
Ish-infermieri ka vrarë pacientë përmes injeksioneve në dy spitale në Oldenburg dhe në qytetin e afërt, Delmenhorst gjatë viteve 2000-2005. Högel ndiqte thuajse të njëjtën procedurë çdo herë. Në fillim, u injektonte pacientëve një mjekim që u shkaktonte arrest kardiak e më pas përpiqej pa sukses t’i sillte në jetë.
Prokurorët kanë thënë se Hoegel e ka bërë këtë në mënyrë që të tentojë të ringjallë pacientët, sepse ka qenë i mërzitur ose pasi ka dëshiruar të impresionojë kolegët për aftësitë që ka./Opinion.al