Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si u shkri “akullorja” e Vangjush Dakos

2019/06/05 at 11:44 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Si u shkri “akullorja” e Vangjush Dakos

Të gjithë e mbajnë mend deklaratën e kryetarit të Bashkisë së Durrësit, pak muaj më parë në emisionin Opinion pasi dolën përgjimet e para të dosjes 339/1. Në atë kohë Vangjush Dako do të deklaronte se ishte superman dhe ishte akullore. Por me përgjimet e reja të gazetës gjermane Bild duket se akullorja shkriu.


Blendi Fevziu: Po pse më ça je ti, superman-i?

Vangjush Dako: Superman jam, po më superman jam, po ta them, unë në fushatë jam Superman.

Dhe më tej vazhdoi: Unë jam njeri me reputacion jo vetëm në Durrës, por në të gjithë Shqipërinë. Unë jam akullore, duart e mia janë akullore të pastërta dhe jo si kreu i opozitës që i ka me gjak dhe të zeza“.

Vangjush Dako, kryetari i Bashkisë së Durrësit, rezulton të jetë përgjuar gjatë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në bisedë telefonike me një person që në dosjen e organit të akuzës identifikohet si “Niçja” (Altin Avdyli). Por jo vetëm me Niçen edhe me vëllain e tij, Astritn.

Pesë përgjimet e reja të publikuara nga gazeta gjermane hedhin poshtë alibinë e Dakos gjatë emisionit Opinion, se ai fliste me këta personazhe si me çdo njeri tjetër që sihte pjesë e fushatës.

Blendi Fevziu: Kush është ky që flet?

Vangjush Dako: “Niçja” është një qytetar i Durrësit që është kapur, me të cilin kam folur. Në çdo fushatë, kur mbaron takimi elektoral, unë falenderoj njerëzit. Unë kontaktoj me ta, u çoj letra falenderimi. Kurse Astriti është i vëllai i Niçes. Kjo është politika. Minimumi është një telefonatë.

Këto përgjime, të përmbledhura, tregojnë se si Niçja dhe vëllai i tij kanë gjithçka në duar në Durrës dhe në Shijak, madje mund të propozojnë dhe emra për kandidat për deputet.
***
Astrit Avdylaj është përgjuar duke biseduar në telefon me Arjan Ndraxhin, vëllain e Ilir Ndraxhit, deputetit të ardhshëm të Partisë Socialiste. Ai pyet nëse ka ardhur apo jo konfirmimi për futjen e Ndraxhit në listat e PS, konfirmim që vjen disa ditë më pas.

Sipas bisedës kuptohet se në lista duhet të futej edhe Elton Arbana, por më pas marrëveshja ndryshon. Elton Arbana është sot kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë Shijak në zgjedhjet e 30 qershorit. Avdylaj dëgjohet t’i thotë Arjan Ndraxhit se po punon për të siguruar fitoren e pastër të Partisë Socialiste në zonë.
***
Në një prej përgjimeve zyrtare të Prokurorisë, pjesë e dosjes 339/1, të botuara nga gazeta gjermane “Bild”, Astrit Avdylaj dëgjohet teksa i kërkon drejtorit të Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës, listën e punonjësve të institucionit që ai drejton, të cilët mund të jenë mbështetës të Partisë Demokratike. Sipas “Bild”, telefonata ka ndodhur në muajt para zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit 2017./ Opinion.al

DOSJA E PLOTË/ Bild publikon bisedat e reja mes Avdylit dhe Dakos



Ju sugjerojmë

Afrohet vala e të nxehtit, gjendje alarmi në Spanjë e Portugali
Bota

Afrohet vala e të nxehtit, gjendje alarmi në Spanjë e Portugali

3 Gusht, 2025 8:04 pm
Shpërthen një vullkan rus për herë të parë pas 500 vjetësh
Bota

Shpërthen një vullkan rus për herë të parë pas 500 vjetësh

3 Gusht, 2025 7:48 pm
Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit
Aktualitet

Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit

3 Gusht, 2025 7:32 pm
Elisa Spiropali kopjon Ramën, foto teksa shihet në pasqyrë
Aktualitet

Thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë/Spiropali: Gjuha e urrejtjes…

3 Gusht, 2025 6:56 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Dyshohet se ekzekutoi Gentian Bejtjan, arrestohet Flodian Plaku

3 Gusht, 2025 6:25 pm
A do ta ndryshojë presioni amerikan rrjedhën e luftës në Ukrainë?
Bota

A do ta ndryshojë presioni amerikan rrjedhën e luftës në Ukrainë?

3 Gusht, 2025 6:03 pm
Proda vizitë zyrtare në Arabinë Saudite: Prioritet forcimi i marrëdhënieve…
Aktualitet

Proda vizitë zyrtare në Arabinë Saudite: Prioritet forcimi i marrëdhënieve…

3 Gusht, 2025 5:38 pm
Vuçiç pas takimit me Macronin: Franca, aleate e madhe e Serbisë!
Bota

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Bosnje

3 Gusht, 2025 5:04 pm
Zjarr në malin e Skërficës, rrezikohet pylli kombëtar i Pikësit
Aktualitet

Zjarr në malin e Skërficës, rrezikohet pylli kombëtar i Pikësit

3 Gusht, 2025 4:39 pm
Organizuan përkujtimin e “Ditës së Republikës Srpska”/ Departamenti i Thesarit të SHBA-së sanksionon 8 persona në Bosnje
Rajoni

Dodik: Republika Sërpska do të hakmerret pas dënimit të shqiptuar nga gjykata

3 Gusht, 2025 4:32 pm
Para
Përgjimet/LSI: Populli ka të drejtë legjitime të rimarrë pushtetin

Përgjimet/LSI: Populli ka të drejtë legjitime të rimarrë pushtetin

Vrasja në ish-Bllok, Gjykata e Apelit lë të lirë Ervis Martinaj

Vrasja në ish-Bllok, Gjykata e Apelit lë të lirë Ervis Martinaj

Përgjimet/ Dako “braktis” bashkinë, ujësjellësi kërcënon mediat

Përgjimet/ Dako “braktis” bashkinë, ujësjellësi kërcënon mediat
















TE FUNDIT

Afrohet vala e të nxehtit, gjendje alarmi në Spanjë e Portugali

Afrohet vala e të nxehtit, gjendje alarmi në Spanjë e Portugali
3 Gusht, 2025

Spanja dhe Portugalia ditën e sotme u përgatitën për një valë të re të nxehti, që pritet të përfshijë gadishullin...

Lexo më shumë

Shpërthen një vullkan rus për herë të parë pas 500 vjetësh

Shpërthen një vullkan rus për herë të parë pas 500 vjetësh
3 Gusht, 2025

Një vullkan në lindje të Rusisë ka shpërthyer për herë të parë pas gati 500 vjetësh. Ekspertët besojnë se shpërthimi...

Lexo më shumë

Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit

Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit
3 Gusht, 2025

Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, gjatë monitorimeve për rritjen e sigurisë detare gjatë kësaj jave, kanë bllokuar 20 mjete...

Lexo më shumë

Thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë/Spiropali: Gjuha e urrejtjes…

Elisa Spiropali kopjon Ramën, foto teksa shihet në pasqyrë
3 Gusht, 2025

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut, ku gjatë një ndeshjeje basketbolli...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com