Një 45-vjeçar është gjetur i vdekur në Fier pranë një kabine elektrike.
Mësohet se viktima u gjet në lagjen “Kryengritja”, ndërsa është identifikuar me inicialet V.P.
Paraprakisht dyshohet se 45-vjeçari ka gjetur vdekjen pas kontaktit me energjinë elektrike.
Njoftimi i policisë
Në datën 04.06.2019, në lagjen “Kryengritja” Fier, pranë një kabine elektrike, është gjetur i vdekur shtetasi V.P, 45 vjeç, banues në Kuman, Fier.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasin V.P e ka zënë korenti.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ Opinion.al E.Xh.