Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lista e dëmeve të zgjedhjeve vendore pa opozitë

2019/06/04 at 1:00 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Mbyllja e shkollave, shpërthen Fuga: Po shkojmë prapa. Turp të keni!

Artan Fuga-Unë nuk po i hyj këtu një analize për të gjetur përgjegjësitë politike të ndokujt. Sigurisht nuk është aq e vështirë për t’a bërë atë lloj analize. Por, jo medoemos është analiza e vetme.


Problemi është tjetër, edhe më thelbësor.

Ku po shkon Shqipëria nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje? Nëse elektorati opozitar nuk paraqitet në kutitë e votimit? Nëse na dalin 61 bashki ku partitë qeveritare të jenë përfaqësueset e vetme të vullnetit elektoral. Me një fjalë ku po shkojmë nëse bëhen zgjedhjet e 30 qershorit pa pjesëmarrjen e partive politike opozitare?

Pasojat do të ishin:

– Këshilla bashkiake pa këshilltarë opozitarë, çka do ta degradonte edhe më tej pushtetin lokal anë e mbanë vendit, madje më keq sa edhe çfarë ai është.
– Veç faktit që vendi është me President pa kompetenca të vërteta pushtetore, honorifik, pa gjykatat e veta si sistem i plotë, me parlament të shkrehur, do të kemi edhe një pushtet lokal, i cili nuk do të ketë parametrat minimale të një demokracie, sepse nuk do të jetë pluralist.
– Kriza e bllokimit të demokracisë shqiptare do të institucionalizohej në mënyrë të pakthyeshme sepse për disa vite rresht këshillat bashkiake dhe bashkitë do të qendronin në këtë situatë. Kjo për faktin se zgjedhjet bashkiake nuk do të mund të përsëriteshin më pas disa muajsh, ose edhe një kohe më të gjatë.
– Ndarja midis popullit shqiptar do të kthehej në një vijëndarëse e dukshme dhe jo thjesht politike, por edhe institucionale. Njera pjesë e kombit do t’i njihte institucionet bashkiake kurse pjesa tjetër jo. Përçarja pra do të ishte institucionale. Nga kjo pikëpamje nuk do të kishim as parametrat e Konferencës të Pezës në 1942 dhe jo më të një demokracie moderne!
– Do të kishim 62 kryetarë bashkie me legjitimitet pushtetar të kontestuar dhe të dyshuar. Sepse edhe komisionet zgjedhore pa opozitën do të ishin krejtësisht të pabesueshëm.
– Do të thyhej institucionalisht edhe miti i demokracisë si pluralitet alternativash në pushtetin lokal te brezi i ri që ka lindur dhe rritur me ëndrrën se po shkon drejt një Shqipërie demokratike.
– Shtohen rrisqet që administratat bashkiake të bëjnë shërbime të diferencuara për elektoratin që ka marrë pjesë në zgjedhje dhe atë që nuk ka marrë pjesë në zgjedhje. Kjo do të nxiste genocidin politik në pushtetin lokal!
– Shqipëria do të pësonte një goditje vdekjeprurëse në imazhin e saj në Europë dhe në botë duke qenë i vetmi vend në planet me pushtet lokal të formësuar qysh në origjinë si pushtet monist.
– Vulosja e një pushteti lokal monist do t’a bënte të pakthyeshme dhe do t’a mbyllte cdo dialog të mëvonshëm midis klasës politike shqiptare për t’u rikthyer në rrugën e normalitetit institucional. Do t’a kthente krizën politike të sotme nga një krizë konjukturore në krizë strukturore.
– Do ta mbyllte mundësinë për ballafaqimin midis alternativave të kundërta në administrimin e proceseve urbanizuese, të shërbimeve sociale, të taksave lokale, të ekologjisë, etj. Pushteti lokal do të kthehej thjesht në një vegël edhe më të thjeshtëzuar të pushtetit qendror seç është deritani.
– Do të krijohej precedenti i zgjedhjeve pa alternativë opozitare që do ta përdorte në vazhdimësi cdo diktator kokëkrisur e çdo aventurie në të ardhmen.
– Do të rrezikonte mbijetesën e partive opozitare, por edhe të partisë në pushtet, të parat me rrezikun e shuarjes, e dyta me rrezikun e kthimit në një bandë të inkriminuar nga shkelja e neneve dhe frymës të Kushtetutës!
– Partnerët dhe aleatët tanë do t’a konsideronin këtë gjendje si “normale” për rastin shqiptar, pra do të shpallej se shqiptarët nuk bëjnë dot shtet.
– Nëpunësit lokalë do të ishin si mbi gjemba dhe do të kishin vështirësi për t’iu kushtuarve detyrave të tyre. Shkalla e korrupsionit te ata do të arrinte maja të papara.
– Shumica e papërfaqësuar në këshillat bashkiake do të ishte disa herë më e madhe sesa përfaqësimi i elektoratit proqeveritar atje. Demokracia edhe në planin e vlerës të brendshme do të kishte marrë goditje vdekjeprurëse.
– Parti pothuajse fantazmë dhe pa elektorat, me kryetarë të dështuar, të rreshtuara në krah të partisë qeveritare do të fryhen e mbufaten duke u hequr si parti politike të vërteta, do të marrin pushtete duke iu imponuar partisë socialiste me presion. Ja a nuk ja shiti partisë social demokrate akademinë e shkencave partia socialiste?
– Një pjesë e elektoratit opozitar që ka vende pune në pushtetin lokal do të mbetet e papunë dhe energjia destruktive antiqeveritare do të rritet duke rrezikuar destabilizimin e pakthyeshëm të vendit. Krimi lokal do të rritet jashtë mase.
– Pushteti qendror do të duhet të merret edhe më në mënyrë hierarkike dhe të çentralizuar se derimësot me pushtetin lokal duke mos ditur se ku e ka kokën, cilat janë prioritetet dhe administrimi i vendit do të shkojë në rrëpirë!

Ja lista e dëmeve parë me ftohtësi dhe me neutralitet shkencor! T’i thërrasim mendjes sa nuk është vonë!

Lërini o politikanë iftaret dhe urimet për Bajramin. Nuk i presim nga ju! Sepse janë hipokrite, për vota. Pra, bien ndesh me frymëzimet e një feje pa politizëm. Shihni përrballë dëmet që po shkaktoni! Cfarë janë dëmet e tërmetit në Korçë përballë dëmeve dhe shkatërrimeve të këtij tërmeti politik! Asgjë!

Mos thoni se nuk ju thamë! Sepse nuk ka kush ju thotë! Universitetet si qendra të dijes kombëtare janë nën thundrrën e bordeve të politizuara. Nuk flasin ato! Akademia e shkencave nuk flet se nuk ka kush flet atje, kurse drejtimi i saj është krejtësisht politik.

Nuk flet sepse fle! Shoqatat nuk flasin sepse duan të marrin fonde! Mos dëgjoni budallenjtë! Shqipëria po bie në humnerë!

Etiketa: Artan Fuga


Ju sugjerojmë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Dëshira e Trump për Nobelin: Do t’ia japin dikujt që nuk ka bërë asgjë

30 Shtator, 2025 11:03 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Hamasi: Plani i paqes i Trump injoron interesat e popullit palestinez

30 Shtator, 2025 9:52 pm
Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE
Bota

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

30 Shtator, 2025 8:56 pm
Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje
Bota

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje

30 Shtator, 2025 8:26 pm
Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë
Bota

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë

30 Shtator, 2025 7:22 pm
Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?
Bota

Trump-udhëheqësve ushtarakë: Nëse dikush nuk më pëlqen, do ta shkarkoj menjëherë

30 Shtator, 2025 6:56 pm
Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin
Bota

Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin

30 Shtator, 2025 6:01 pm
Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi
Bota

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi

30 Shtator, 2025 5:24 pm
Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?
Bota

Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?

30 Shtator, 2025 4:38 pm
Operacioni i SPAK kundër trafikut të emigrantëve, disa persona të arrestuar
Kronikë

SPAK dërgon në GJKKO kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, akuzat

30 Shtator, 2025 4:11 pm
Para
Përgjimet plasin skandalin e ndeshjeve të trukuara në La Liga

Përgjimet plasin skandalin e ndeshjeve të trukuara në La Liga

Mbërrin në Vlorë trupi i Muhamet Likos

Mbërrin në Vlorë trupi i Muhamet Likos

Daçiç: Çështja Haradinaj, test për Europën

Daçiç: Për Kosovën ka mosmarrëveshje mes vendeve europiane dhe SHBA
















TE FUNDIT

Dëshira e Trump për Nobelin: Do t’ia japin dikujt që nuk ka bërë asgjë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
30 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hodhi poshtë kërcënimet bërthamore ruse në një fjalim para qindra gjeneralëve dhe admiralëve. "Kohët e...

Lexo më shumë

Hamasi: Plani i paqes i Trump injoron interesat e popullit palestinez

5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
30 Shtator, 2025

Një figurë e lartë e Hamasit i ka thënë BBC-së se grupi ka të ngjarë ta refuzojë planin e paqes...

Lexo më shumë

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE
30 Shtator, 2025

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës i ka njoftuar qytetarët e vet se nga data 12 tetor do të...

Lexo më shumë

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje
30 Shtator, 2025

Sekretari Amerikan i Luftës, Pete Hegseth, kritikoi ashpër gjeneralët dhe nismat e diversitetit që ai tha se çuan në dekada...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com