Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Klasifikimi, cila është shenja me më shumë fat për muajin Qershor

2019/06/03 at 7:23 PM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Klasifikimi, cila është shenja me më shumë fat për muajin Qershor

Sikurse çdo fillim muaji, të gjithë jemi kuriozë të dimë parashikimin e fatit sipas astrologjisë dhe yjësisë. Dhe për të treguar më tepër për shenjat më të favorizuara të muajit Qershor, astrologia Meri Shehu ishte e ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan.


“Qershori do të jetë një muaj optimist, do të kemi mundësi të rregullojmë dhe të stabilizojmë  gjërat. Yjet këtë muaj sikur marrin “pushimet”, do të pozicionohen më ëmbël, më qetë, nuk do të duan të përplasen shumë, përveç dy ditëve, datës 10 dhe datës 23”, tha në mënyrë të përgjithshme Meri Shehu.

Renditja e shenjave të horoskopit nga ajo me më pak fat tek më e favorizuara për muajin Qershor:

12.Shigjetarët. Shumë prej tyre mund të më japin të drejtë sepse kanë ndjerë një “tërmet” në jetën e tyre dhe këto tronditje i kanë ndjerë si të çuditshme. Ka pasur shigjetarë që janë ndjerë në hov nga ndryshimet e mëdha, por që nuk po i kapin dot. Muaji Qershor i vë përballë me veten, me dëshirat, ekonominë dhe jetën personale.

11.Bricjapët. Janë në këtë pozicion sepse do të riskojnë shumë ekonomikisht dhe do të bëjnë një investim pune që me sa duket nuk do të ketë bazën e duhur dhe mund të mos ketë rezultat. Ky risk mund të jetë mbi atë çfarë mund të mbajnë dhe në marrëdhëniet në punë nuk duhet të afrohen më shumë me njerëzit që punojnë. Duhet të kenë kujdes edhe me shëndetin.

10.Peshqit. Do ta kenë jupiterin në vitrinë dhe shumë gjëra për ta sikur do të deklarohen. Mund të kenë ngritje në karrierë, famë, martesë, por të gjitha këto do të bëhen në emër të një shoqërie sepse peshqit janë shenjë e ndikuar. Mirë është të bëjnë gjëra të cilat i ndjejnë dhe që iu përshtaten më shumë. Me shëndetin mund të kenë probleme sepse do të harxhojnë energji dhe do të kenë tension për të arritur gjëra më të mëdha.

9.Demi. Në 10-ditëshin e fundit të muajit do të kenë një hov të madh pune, shpirtëror, ekonomik. Ky muaj ka kundërshti për të, do t’iu sjellë fat, por ndërkohë edhe përgjegjësi. Mund të rrezikojnë për një përmbysje ose shpenzim të paqartë.

8.Virgjëresha. Me pak kujdes mund të arrijnë shumë me punën, karrierën dhe jetën personale. Afërdita do t’iu japë mundësi zgjedhjeje, por ata që kanë pasur probleme me ligjin mund të hasin probleme. Do kenë përmirësim të dukshëm në shëndet. Do marrin vendime të mëdha, për fejesë apo martesë.

7.Dashi. Do te kenë udhëtime, plane, projekte dhe varet se sa strategjikë do të jenë ata në këtë aspekt. Unë do iu sugjeroja që të shikojnë mirë kontaktet me jashtë.

6.Akrepi. Është në këtë pozicion sepse Afërdita do të futet në Binjak dhe në shtëpinë e tetë do të kenë edhe një Hënë të re. Kjo ka të bëjë me çështjet ekonomike dhe shpirtërore. Dalin më të çliruar nga detyrimet dhe me mundësi më të mëdha ekonomike.

5.Luani. Do ta shijojnë Qershorin. Kemi Mërkurin që do të futet në Gaforre dhe kjo do t’i vërë në mendime, meditime, por edhe në frymëzim. Ndoshta do të jetë një muaj frymëzues që pas datës 23 të dalin me projekte konkrete dhe të bindur se çfarë duan të bëjnë. Mund të themi që kanë një periudhë reflektimi, parapërgatitje dhe studimi të jetës personale dhe pas datës 27 nuk do t’i ndalë askush. Biznesi është ai që do triumfojë për Luanët.

4.Peshorja. Do mblidhen disa ndikime të forta, por ky muaj do të jetë si një binjakëzim për ta, për idetë dhe mundësitë. Problemet për ta, nëse do të kenë, do vijnë nga jashtë Shqipërisë.

3.Ujori. Janë marrë shumë me shtëpinë dhe pastaj i thërret dashuria dhe planet. Do çlirohen dhe dalin të përparuar.

2.Gaforrja. Do të dëgjohet shumë për shenjën e tyre këtë muaj sepse Mërkuri është futur në shenjën e tyre. Këto ditët e para do të kenë një lajm jo të mirë, me çështjet ligjore që do t’i kthejë pak pas ose do t’i detyrojë të futen në marrëdhënie më të shumta me të tjerët. Duhet të çlirohen më shumë dhe të marrin vendime. Do jetë muaj komunikimesh, vendimesh, nervash dhe debatesh. Do të rregullojnë shumë gjëra dhe i paraprijnë futjes së Diellit në shenjën e tyre.

1.Binjakët. Qershori është muaji i tyre, ata që nuk kanë gjetur një partner apo një partnere do ta gjejnë, ata që nuk kanë gjetur një punë dhe nuk janë stabilizuar do të ndihmohen ta bëjnë këtë gjë. Do fillojnë të rregullojnë ekonominë. Kujdes në datën 10, mund të kenë një ditë fatale, por do t’i kapërcejnë. Duhet të respektojnë fatin dhe mundësitë që iu jepen./Burimi Tv klan/

Etiketa: Horoskopzonja meri


Ju sugjerojmë

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!
Sport

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!

7 Qershor, 2025 10:10 am
Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar
Rajoni

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar

7 Qershor, 2025 9:59 am
Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
Bota

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

7 Qershor, 2025 9:48 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
Bota

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

7 Qershor, 2025 9:19 am
Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
Bota

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

7 Qershor, 2025 9:10 am
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Para
Skandali, Neymar rrezikon dënimin me burg

Skandali, Neymar rrezikon dënimin me burg

E konfirmon LSI: Në zgjedhjet lokale do të jemi në aleancë me PD-në

Mungoi në protestë, Monika Kryemadhi reagon pas operacionit

Pas shumë kohësh Lady Gaga flet për ndarjen nga i fejuari

Pas shumë kohësh Lady Gaga flet për ndarjen nga i fejuari
















TE FUNDIT

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!
7 Qershor, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga sfida historike e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, reagimet janë të shumta. Një prej...

Lexo më shumë

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar
7 Qershor, 2025

Një 24-vjeçar është vrarë me armë zjarri në orët e mbrëmjes së djeshme, në qendër të Beogradit. Sipas informacioneve të...

Lexo më shumë

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
7 Qershor, 2025

Shtetasi amerikan, Joseph Tater është larguar nga Rusia, pasi është mbajtur në Moskë prej gushtit të vitit të kaluar, nën...

Lexo më shumë

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Sot në mbrëmje, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë. Kuqezinjtë i dhanë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com