Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A ka nisur komunikimi mes PD dhe PS për zgjidhjen e krizës politike?

2019/05/30 at 8:24 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
A ka nisur komunikimi mes PD dhe PS për zgjidhjen e krizës politike?

Shqipëria është zhytur në një ngërç politik që kur opozita vendosi që të djeg mandatet e deputetit në shenjë proteste kundër qeverisë “Rama”.

Në lidhje për situatën politike në vend, ka folur Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili është shprehur se deri në këto momente PD nuk ka asnjë komunikim me PS për zgjidhjen e krizës politike.

Bardhi ka theksuar se përsa kohë Edi Rama do të jetë kryeministër nuk do të negociohet për zgjidhjen e krizës.

Po ashtu, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, tha se është Rama ai i cili po rrezikon një konflikt civil në vend dhe jo protestat e opozitës.

 “Ka zero komunikim me çdo eksponent të qeverisë përfshirë njeriun përgjegjës të situatës që është Edi Rama. Ne nuk po kërkojmë pazar me Ramën, nuk kërkojmë marrëveshje me Ramën. Ne kemi konstatuar fakte të rënda në të cilat ndodhet sot vendi ynë dhe kemi ofruar zgjidhjen politike. Nuk kemi asnjë çështje për të diskutuar. Zero komunikim nga ana e PD-së. Sa kohë ne nuk kemi vullnet dhe dëshirë për të komunikuar me këdo që është përgjegjës për situatën nuk kam nga ta di nëse kanë apo jo ata tentativa për të hyrë në komunikim me përfsaqëuse të PD-së.  Sa kohë Rama është kryeministër nuk mund të negociojmë me përfaqësuesin e Niçes dhe bandave kriminale që i thotë vetes kryeministër. Ky është portreti të cilin ne e shikojmë Ramën. Është vijim i aksionit tonë politik të ndërhurur me vendime të rëndësishme politike dhe aksion qytetar. Do të jetë një protestë qytetare. Të dhënat tona flasin për një pjesëmarrje masive, siç keni parë në protestat e tjera kombëtare. Është shumë herë për të folur për detajet dhe mënyrën si do organizohet protesta. Rama nuk është sjellë si kryeministër, duke harruar dhe mohuar rolin dhe përgjegjësinë kushtetuese që ka një kryeministër për të garantuar stabilitetin e vendit. Në kushtet kur Edi Rama ka harruar këtë rol dhe përgjegjësi dhe ka vendosur me kokëfortësi për pushtetin e tij ta çojë vendin drejt kolapsi të thellë institucional mbi të gjitha, por që rrezikon edhe konfliktin civil mes qytetarë gjë që ne deri në këtë moment kemi bërë gjithçka që ta shmangim, por shohim dita ditës që ne po jemi të pafuqishëm për të menaxhuar zemëratën e qytetarëve. Në protestën e fundit ka patur qytetarë që nuk ia janë bindur kërkesave të mia për të mos kryer akte me policinë. Mbaj mend fjalët e një zotëri që ishte rreth 50 vjeç, që më thotë “Edi Rama më ka lënë fëmijët pa bukë dhe nuk ke të drejtë të më heqësh mua të drejtën për të marrë hak”. Njerëzit janë në shesh sepse e shikojnë si betejën e tyre për mbijetesë.Detyrën për të menaxhuar situatën në 30 Qershor e ka Edi Rama. Përgjegjësinë për çfarë ndodh në 30 Qershor nëse Edi Rama vendos të zhdukë pluralizmin politik në Shqipëri e ka Edi Rama. Se çfarë do ndodhë më 30 Qershor nëse me kokëfortësi vendos se në vend të zgjedhjeve siç thotë Kushtetuta se e keni dëgjuar na flet për Kushtetutë. Njeriu që nuk ka lënë nen pa shkelur të Kushtetutës na flet për Kushtetutë . Më gjej një nen në Kushtetutë që thotë zgjedhjet bëhen më 30 Qershor. Presidenti ka shprehur gatishmërinë institucionale për të mos çuar vendin në konflikt civil. Ka thënë “unë në interpretim të Kushtetutës jam i gatshëm të ndryshoj datën e zgjedhjeve”. Njeriu që do ta çojë Shqipërinë në konflikt civil, njeriu që kërkon të nxisë destabilitet në Shqipëri është Edi Rama”, -tha Bardhi./ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Përplasi për vdekje me makinë këmbësoren, arrestohet shoferi

24 Qershor, 2025 11:09 am
Tabaku: Arnim amator! PS kopjon ligjin e PD për investimet e huaja
Aktualitet

Tabaku: Arnim amator! PS kopjon ligjin e PD për investimet e huaja

24 Qershor, 2025 11:01 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Sherr në Golem/Plagoset me armë zjarri 21-vjeçari, autori në arrati

24 Qershor, 2025 10:42 am
Evropa në kërkim të një roli për krizën në Lindjen e Mesme
Bota

Evropa në kërkim të një roli për krizën në Lindjen e Mesme

24 Qershor, 2025 10:34 am
Izraeli akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit, zotohet për kundërpërgjigje
Bota

Izraeli akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit, zotohet për kundërpërgjigje

24 Qershor, 2025 10:29 am
Armëpushimi me Iranin, Izraeli rihap hapësirën ajrore dhe fillon fluturimet
Bota

Armëpushimi me Iranin, Izraeli rihap hapësirën ajrore dhe fillon fluturimet

24 Qershor, 2025 10:14 am
“The Guardian”: Sazani, ishulli më i pazhvilluar, i shitur familjes Trump
Aktualitet

“The Guardian”: Sazani, ishulli më i pazhvilluar, i shitur familjes Trump

24 Qershor, 2025 10:07 am
Sulmi në spital/ Netanyahu zotohet për hakmarrje: Tiranët e Teheranit do ta paguajnë
Bota

Izraeli pas pranimit të armëpushimit: Do përgjigjemi me forcë ndaj çdo shkeljeje

24 Qershor, 2025 10:06 am
25 të vrarë në Gaza/ Ushtria izraelite hapi zjarr ndaj personave që prisnin ndihmat
Bota

25 të vrarë në Gaza/ Ushtria izraelite hapi zjarr ndaj personave që prisnin ndihmat

24 Qershor, 2025 10:02 am
Merz mirëpret armëpushimin Izrael-Iran: Zhvillim pozitiv për sigurinë ndërkombëtare
Bota

Merz mirëpret armëpushimin Izrael-Iran: Zhvillim pozitiv për sigurinë ndërkombëtare

24 Qershor, 2025 9:51 am
Para
Zgjedhjet, PD cakton anëtarët e saj në komisionet e administrimit

“PD disponon përgjime të reja për dosjet 339 dhe 184”

Sekretari i NATO-s të dielën në Tiranë

Sekretari i NATO-s të dielën në Tiranë

Detaje/ U tha se vdiq nga mbidoza, si u mbyt i riu shqiptar në burg

Detaje/ U tha se vdiq nga mbidoza, si u mbyt i riu shqiptar në burg

TE FUNDIT

Përplasi për vdekje me makinë këmbësoren, arrestohet shoferi

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
24 Qershor, 2025

Policia ka arrestuar në flagrancë një 62-vjeçar, pasi një ditë më parë përplasi për vdekje me makinë një këmbësore në...

Lexo më shumë

Tabaku: Arnim amator! PS kopjon ligjin e PD për investimet e huaja

Tabaku: Arnim amator! PS kopjon ligjin e PD për investimet e huaja
24 Qershor, 2025

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me një propozim të PS-së, për një ndryshim të vetëm në...

Lexo më shumë

Sherr në Golem/Plagoset me armë zjarri 21-vjeçari, autori në arrati

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
24 Qershor, 2025

Një sherr ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Golem të Durrësit, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 21-vjeçar....

Lexo më shumë

Evropa në kërkim të një roli për krizën në Lindjen e Mesme

Evropa në kërkim të një roli për krizën në Lindjen e Mesme
24 Qershor, 2025

Evropa ende po kërkon një rol në konfliktin Izrael-Iran, pasi u zu në befasi nga sulmet e SHBA-së ndaj Iranit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com