Inspektorati Policor i Kosovës, (IPK) ka arrestuar dy zyrtarë të policisë, njërin në pikë-kalimin kufitar në Jarinjë dhe tjetrin në Mitrovicën Jugore.
Përmes një komunikate për media, Inspektorati bëri të ditur se arrestimet e zyrtarëve të policisë kufitare D.P dhe V.T, janë vazhdimësi e operacionit “Kontrabanda”, që u zhvillua më 28 maj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në disa vende në veri të Kosovës dhe më gjerë, me qëllim luftimin e krimit dhe kontrabandës.
Aksioni përfundoi me ndalimin e 19 zyrtarëve të policisë dhe të disa qytetarëve. Gjatë aksionit të zhvilluar në komunat Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, Mitrovicë e Veriut, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj dhe Drenas. mbeti i plagosur një zyrtar i policisë, ndërsa katër zyrtarë tjerë morën plagë të lehta./Opinion.al