Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryemadhi: Integrimi vjen kur të largohet Rama

2019/05/30 at 3:28 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryemadhi: Shtabe të përbashkëta me PD-në, dikujt do ti vihet edhe tritol

Kryetarja e Partisë Socialiste, Monika Kryemadhi ka deklaruar se Shqipëria do ta fitojë integrimin kur të largohet Edi Rama.

Në një reagim në Facebook, Kryemadhi ka komentuar mbi raportin e Komisionit Europian. Ajo e vlerëson raportin për arsye se ka sjellë në vëmendje gjendjen dhe mënyrën se si po funksionon ekonomia. Megjithatë për kreun e LSI, Shqipëria në procesin e negociatave po zvarritet si pasojë e keqqeverisjes pasi rekomandimin pozitiv e ka marrë që në 2016.

Më poshtë Kryemadhi shton se LSI është e vendosur ti japë vendit mundësinë e çeljes së negociatave por jo në partneritet me krimin por vetëm më shqiptarët.

Statusi i Monika Kryemadhit

Progres Raporti i Shqipërisë është një arsye më shumë për opozitën dhe gjithë qytetarët shqiptarë të mos tërhiqen në kauzën e tyre, të drejtën legjitime ku vlerat europiane fillojnë me votën e lirë dhe mundësinë për të zgjedhur!

Rekomandimi pozitiv është pjesë e statusit të Shqipërisë që prej vitit 2016 dhe askush nuk e mendonte 3 vite më parë, se ne do të endeshim kaq gjatë, në pritjen e pafundme të çeljes së negociatave dhe zvarritjes në keqqeverisje të një qeverie që është dehur nga pushteti!

E vlerësoj këtë raport më shumë se çdo raport tjetër, pasi më në fund risjell në vëmendje shtyllën kryesore të ekzistencës së një shteti, ekonominë. Në fund të fundit integrim do të thotë një ekonomi më e fortë dhe më konkurrente, do të thotë më shumë investime dhe vende pune. Por vizioni i cunguar i një artisti nuk mundet kurrë të kuptojë nevojën ulëritëse që ka çdo familje shqiptare për të ndjerë siguri, për të ushqyer fëmijët e për t’i dhënë frymëmarrje biznesit. Për të dhe qeverinë e tij, koncesionet dhe PPP janë e vetmja alternativë, për të falimentuar shqiptarët dhe për të pastruar paratë e pista.

Unë jam e bindur se të gjithë bashkë do ta fitojmë integrimin, kur të largojmë një herë e mirë, atë që sot mban peng këtë aspiratë të madhe, atë që mban peng të ardhmen e të rinjve tanë.

LSI ka qenë dhe mbetet partia e integrimit europian. Historia e ka bërë tashmë atë pjesë të pandarë të këtij procesi që në arsyen pse u krijua, në liberalizimin e vizave dhe në statusin e vendit kandidat. Ne mbetemi të vendosur t’i japim vendit mundësinë e çeljes së negociatave, por jo në partneritet me krimin, por vetëm me shqiptarët!

Era e ndryshimit është shumë pranë dhe bashkë me të, edhe Shqipëria Europiane! /Opinion.al

Etiketa: komisioni europianLSIMonika Kryemadhi

Ju sugjerojmë

Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën
Kryesore

Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

25 Qershor, 2025 8:11 pm
Turisti u dëmtua teksa ishte duke eksporuar Valbonën, policia i vjen në ndihmë
Aktualitet

Turisti u dëmtua teksa ishte duke eksporuar Valbonën, policia i vjen në ndihmë

25 Qershor, 2025 7:48 pm
Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese
Aktualitet

Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese

25 Qershor, 2025 7:37 pm
Ballkani përballet me temperatura përvëluese
Aktualitet

Ballkani përballet me temperatura përvëluese

25 Qershor, 2025 7:24 pm
Dyshohet se i përfitoi nga trafiku i drogës, sekuestrohen pasuritë e një 45-vjeçari
Aktualitet

Dyshohet se i përfitoi nga trafiku i drogës, sekuestrohen pasuritë e një 45-vjeçari

25 Qershor, 2025 7:12 pm
Trump përmend Kosovën: Ndalëm Serbinë, ishte gati të vepronte
Bota

Trump përmend Kosovën: Ndalëm Serbinë, ishte gati të vepronte

25 Qershor, 2025 6:57 pm
Iran/ Zbardhet shifrat, ja sa persona humbën jetën nga konflikti me Izraelin
Bota

Iran/ Zbardhet shifrat, ja sa persona humbën jetën nga konflikti me Izraelin

25 Qershor, 2025 6:51 pm
Rinumërohen mbi 70% e votave të Tiranës
Politikë

Rinumërohen mbi 70% e votave të Tiranës

25 Qershor, 2025 6:38 pm
India dërgon astronautin e parë në hapësirë ​​pas 41 vitesh
Bota

India dërgon astronautin e parë në hapësirë ​​pas 41 vitesh

25 Qershor, 2025 6:35 pm
Rival i Milanit, Morata rikthehet në Serie A
Sport

Rival i Milanit, Morata rikthehet në Serie A

25 Qershor, 2025 6:12 pm
Para
Foto/ Julia Roberts plot sharm dhe elegancë në Itali

Foto/ Julia Roberts plot sharm dhe elegancë në Itali

‘Babalja’/Shtyhet seanca. Të pandehurit ishin njoftuar me celular

‘Babalja’/Shtyhet seanca. Të pandehurit ishin njoftuar me celular

Arti në zi, ndërron jetë një nga parodistët e Vlorës

Arti në zi, ndërron jetë një nga parodistët e Vlorës

TE FUNDIT

Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën
25 Qershor, 2025

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa foto nga Samiti i NATO-s në Hagë. Krahas tyre,...

Lexo më shumë

Turisti u dëmtua teksa ishte duke eksporuar Valbonën, policia i vjen në ndihmë

Turisti u dëmtua teksa ishte duke eksporuar Valbonën, policia i vjen në ndihmë
25 Qershor, 2025

Policia në Tropojë i ka ardhur në ndihmë pasditen e sotme një shqiptari të Kosovës, i cili kishte mbetur i...

Lexo më shumë

Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese

Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese
25 Qershor, 2025

Edhe pse gjatë dy-tre viteve të fundit cilësia e plazheve vendase është përmirësuar, duke u lënë më shumë hapësira publike...

Lexo më shumë

Ballkani përballet me temperatura përvëluese

Ballkani përballet me temperatura përvëluese
25 Qershor, 2025

Shtetet e Ballkanit po përballen me temperatura të larta, teksa të enjten, më 26 qershor, pritet që temperatura të arrijnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com