Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përplasja Thaçi-Berisha, Meta: Nuk bëhem pjesë e këtyre keqkuptimeve

2019/05/28 at 9:39 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përplasja Thaçi-Berisha, Meta: Nuk bëhem pjesë e këtyre keqkuptimeve

Presidenti Ilir Meta ka folur në lidhje për plasjet mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Pak ditë më parë presidenti Hashim Thaçi ka hedhur akuza mbi Berishën duke e thënë se ka furnizuar me naftë ushtrinë serbe gjatë kohës që sulmonte Kosovën.

Ndërsa Berisha e ka akuzuar Thaçin se po i jep Serbisë territore të Kosovës, përmes marrëveshjes së korrigjimit të kufijve.

Lidhur më këto debate, Meta u shpreh se diskutimet mes politikanëve të Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të kenë karakter denigrues.

Por, sipas tij duhet të bashkëpunojnë dhe të forcojnë mbështetjen e dy shteteve. Meta theksoi se ai nuk do të bëhet pjesë e debateve, pasi janë vetëm keqkuptime.

Gazetari: Zoti Meta, mos mendoni se po zgjasim e pyesim shumë për këtë punë, se ne dëshirojmë të bëjmë skandale këtu ose dëshirojmë të bëjmë deklarata të mëdha. Për ne është shqetësuese dhe dëshirojmë të marrim një mendim. Ka aq deklarata dhe qëndrime të ashpra dhe të ulëta ndërmjet Kosovës e Shqipërisë, posaçërisht mes Berisha dhe Thaçi, sa që neve po na duket se ato po helmojnë opinionin edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë. Ju lutmë, a ekzistojnë këto dy vija, apo jo?

Presidenti Meta: Unë nuk kam dëshirë të bëhem pjesë e perceptimeve që mund të jenë krijuar, apo që sponsorizohen për të thelluar ndarjet midis Shqipërisë dhe Kosovës a faktorëve të caktuar, apo për të rreshtuar këtu faktorë në unison me disa faktorë të tjerë.

Unë refuzoj hapur të bëhem pjesë e këtyre ndarjeve dhe keqkuptimeve apo konfuzioneve që nuk e paraqesin mirë faktorin shqiptar në tërësi, me pjekurinë e duhur dhe me vetëpërmbajtjen e duhur në çaste vendimesh të rëndësishme, por mund t’ju them me siguri të plotë se qëndrimet e mia që, në thelb, janë pak a shumë ato që ju shpreha që në fillim për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi; janë vetëm ato mesazhe e qëndrime që i kam përsëritur në mënyrë të qartë e të palodhshme me të gjithë drejtuesit institucionalë të Kosovës dhe me të gjithë drejtuesit e opozitës së saj qoftë me zotin Isa Mustafa, qoftë me zotin Albin Kurti, madje edhe me drejtues të tjerë të opozitës dhe kam theksuar se është e rëndësishme për t’u bashkuar në këtë temë, që edhe ata duhet të japin kontributin e tyre në mënyrë që kjo çështje të zgjidhet tani apo sa më parë që të jetë e mundur. U kam thënë se as atyre vetë nuk u intereson, në rast se u intereson të mund të përfitonin nga zgjedhjet e parakohshme që kjo çështje të mbartet në të ardhmen, pasi përsëri është një çështje që do të kërkojë një shumicë të rëndësishme për të marrë vendimet e duhura; pra, është një çështje që është shumë më mirë që të zgjidhet tani, sesa të lihet apo të shtyhet për në të ardhmen.

Gazetari: Zoti President, a vëreni ndërhyrje të Shqipërisë në Kosovë, për të qenë më direkt?

Presidenti Meta: Ne nuk mund të ndalojmë askënd në Shqipëri që të japë mendimet apo opinionet e tij.

Gazetari: Ne nuk kërkojmë që të luani rolin e policit, megjithatë, cila është bindja Juaj dhe si e shihni?

Presidenti Meta: Mendoj se ndikimi i Shqipërisë duhet të jetë gjithmonë një ndikim që të nxisë bashkëpunimin dhe unifikimin e faktorëve këtu për çështje te rëndësishme të Kosovës. Për çështje të tera, për mënyrën sesi përdoret buxheti i Kosovës, etj. kjo padyshim kudo ka qeveri e opozitë që do të debatojë dhe s’do të merren vesh kurrë.

Gazetari: Kjo është një formë dëshirore e asaj.

Presidenti Meta: Ky është vullneti apo disponimi.

Gazetari: Udhëheqës të Kosovës dhe të Shqipërisë kanë pasur tendencë që as në një avion të mos hipin, për shkak të dasive dhe përçarje që kanë midis tyre.

Presidenti Meta: Unë nuk e kam këtë informacion, por mendoj se është e rëndësishme të ecim në këtë drejtim. Mendoj se replikat me njëri-tjetrin, aq më tepër me karakter denigrues janë të panevojshme. Mund të ketë dallime për çështje të caktuara, por duhen gjithnjë argumente dhe duhet të jetë qëllimi i përbashkët për ta faktorizuar Kosovën në këto negociata, në këtë dialog dhe Shqipëria këtë rol duhet të ketë gjithmonë./ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Para
Rama mbledh ministrat në ish vilën e diktatorit, reagon ashpër Berisha

Rama mbledh ministrat në ish vilën e diktatorit, reagon ashpër Berisha

Bylykbashi:Rama nuk do vetting për politikanët,i duhen kriminelët për vota

Gjykata Kushtetuese mund të rikthente mandatet e opozitës? Flet Bylykbashi

“Zonja e parë e fshehtë”, e dashura e Putin lindi dy binjakë

“Zonja e parë e fshehtë”, e dashura e Putin lindi dy binjakë

TE FUNDIT

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të shtune të 7 qershorit, do të luhet dueli mes Shqipërisë dhe Serbisë. Një duel që pritet...

Lexo më shumë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
7 Qershor, 2025

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia me një mesazh urimi për kombëtaren kuqezi, para sfidës së shumëpritur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com