Kapiteni i Reali i Madrid, Sergio Ramos duket se e shikon të ardhmen e tij gjithmonë dhe më larg këtij klubi.
Pas sherrit të ashpër me Florentino Perez pas eliminimit nga Ajax, Ramos ka kërkuar largimin e tij nga Reali. Por, pas lajmeve që kapiteni i “Los Blancos” kërkon largimin nga klubi, kanë ardhur ofertat e para për shërbimet e Ramos.
Oferta më e “çmendur” ka qenë nga Kina, ku për kartonin e kapitenit ofrojnë 35 milionë euro neto në vit, në një kohë që në Madrid merr rreth 13 milionë euro.
Kina ka bërë gati dhe kontratën 3-vjeçare për Ramos, tashmë pritet që ai të largohet përfundimisht nga Reali.
Por, në lidhje me pagesën e Ramos, ka një tjetër pengesë, pasi me rregullat e reja të vendosura nga qeveria kineze, klubeve të futbollit nuk u lejohet të nxjerrin fonde jashtë Kinës.
Për këtë arsye, nëse Real vendos ta lërë të lirë kapitenin atëherë i duhet një marrëveshje ekstra për të marrë pagesën e kartonit të Ramos./ Opinion.al E.Xh.