“I rëntë kanceri në grykë atyre që s’më votojnë”. Kjo deklaratë në vitin 2001 bëri bujë në mediat shqiptare, ndërsa në atë kohë Hasbi Kasa kandidonte për deputet.
Tani përpara zgjedhjeve lokale ai ka vendosur të kandidojë për bashkinë e Këlcyrës. Në një intervistë televizive ai thotë se është alternativa dhe zgjidhja për tërë problemet e njerëzve
“Nuk është faji im që nuk fitojë, por i atyre që nuk i japin votën”, thotë Hasbi Kasa.
Teksa premton legalizimin e hashashit dhe prostitucionin, ai ka edhe një mallkim për ata që nuk do ta votojnë: Iu thaftë krahu e mendja, e mbetshin të ngrirë në jetën e tyre!/ Opinion.al