Mauricio Sarri do të jetë trajneri i ri i Juventusit. Sipas mediave angleze mes trajnerit aktual të Chelsea dhe klubit italian është arritur një marrëveshje.
Objektivi kryesor i Juventusit për stolin ishte Pepe Guardiaola por trajneri spanjoll nuk dëshironte të largohej nga drejtimi i Manchester City.
Një opsion shumë i diskutuar ishte edhe Antonio Conte por duket se drejtuesit e kampionëve të Italisë vendosën për Mauricio Sarrin, i cili thuhet se do të përfitojë 7 milion euro në sezon në drejtimin “e zonjës së vjetër”.
Tekniku ka patur kritika të shumta që kur mori drejtim e Chelsea pasi skuadra e tij ishte shumë larg pritshmërive, pasi i vetmi sukses për tu shënuar është arritja e skuadrës në finalen e Europa League, pas së cilët italiani pritet të rikthehet sërish në seria A./Opinion.al