Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ora po troket tik-tak, tik-tak”, të gjitha mesazhet e protestës (FOTO)

2019/05/25 at 9:39 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ora po troket tik-tak, tik-tak”, të gjitha mesazhet e protestës (FOTO)

Protesta e thirrur këtë të shtunën në mbrëmje nga opozita u zhvillua paqësisht. Për pak momente pati një situatë të tensionuar tek Parlamenti, por ishte pikërisht sekretari i Përgjithshëm i PD-së ai që qetësoi protestuesit.


Protesta u karakterizua nga elementë më së shumti koreografikë. Fillimisht me protestues që mbanin në duar, tepsi me mbishkrimin “Rama IK”, të cilat më pas u mbushën me fotokopje parash, duke simbolizuar korrupsionin qeveritar, ndërsa më drejt qiellit u lëshuan balona ndriçuese, mbi të cilat gjithashtu ishte stampuar me gërma fjala “iK” drejtuar kryeministrit Edi Rama.

Të rinj të forumeve rinore të opozitës, por dhe ish deputetë të saj, qëndronin përpara kordonit të policisë për të qetësuar turmën dhe për të garantuar mbarëvajtjen e protestës.
Mesazhet e kreut të PD-së, Lulzim Basha në fjalën e tij ishin po ato që kanë qenë në thelb të të gjithë qëndrimit të opozitës gjatë këtyre tre muajve që kur ajo u largua nga parlamenti.

“Kjo betejë sot bëhet për Shqipërinë, kjo betejë sot bëhet për Evropën. Populli shqiptar, populli evropian në këtë shesh e kudo është i vendosur për zgjidhjen politike. Ajo kalon vetëm përmes largimit të shkaktarit dhe pengmarrësit ët demokracisë. Ai kurrë më nuk do ta ketë në dorë fatin e zgjedhjeve shqiptare. Ja ku është bashkimi dhe mesazhi ynë: Rama ik”, u shpreh Basha.

Sipas kryetarit demokrat, qytetarët me manifestimin e sotëm dhanë mesazhin se tani “është shansi për zgjidhjen politike të krizës”.

“Mjerë kush e lexon si shenjë dobësie, pasi ne jemi më të fortë se kurrë. Liri a vdekje! Demokraci a vdekje! Le të jetë kjo mbrëmje preludi fatlum i zgjidhjes së kësaj krize, përmes diktatit të normave dhe parimeve të Evropës. Pa asnjë kompromis për parimet dhe normat euroatlantike. Le të jetë preludi i zgjidhjes politike për ti hapur rrugën Shqipërisë si e gjithë Evropa. Le ti lutemi Zotit, se arsyeja e njerëzve të arsyeshëm edhe në kampin kundërshtar do ti mbivendoset verbimit të syve të atij që ëshë kapur peng nga krimi në sofrën e qeverisë dhe sundon me krimin”, u shpreh Basha, duke paralajmëruar se “ora po troket tik-tak tik-tak dhe se çdo ëndërr për të sunduar si despot lindor popullin perëndimor të Shqipërisë, çdo ëndërr për të imponuar me krimin zgjedhje moniste dhe çdo përpjekje për të mos u larguar por për të vijuar të qeverisë me krimin, do të marrë përgjigjen e merituar nga ky shesh”.

 

Përpara protestës të gjitha ambasadat në vendin dolën me deklaratë duke bërë thirrje për qetësi dhe kundër akteve të dhunshme.  Më herët gjatë ditës dhe presidenti Ilir Meta, ju drejtua opozitës duke vënë në dukje se “sa e rëndësishme është që ajo të jetë tërësisht paqësore”.

“Në protestat e mëparshme, pavarësisht nga përkrahja qytetare, janë vërejtur disa akte dhune të papranueshme, ndaj dua t’ju kujtoj se drejtësia e kauzës tuaj, nuk duhet të cënohet nga veprime të papërmbajtura të individëve të caktuar. Është përgjegjësi e udhëheqësve të Opozitës së Bashkuar për mbarëvajtjen e protestave ku ata ftojnë qytetarët të marrin pjesë”, shprehet presidenti, duke shtuar se “vetëm në këtë mënyrë, kauza juaj për një demokraci të vërtetë, që garanton një bashkëjetesë të gjerë qytetare, legjitimitet e funksionalitet të institucioneve, do të dëgjohet më mirë brenda dhe jashtë vendit”./ Opinion.al

Etiketa: lulzim bashaprotesta


Ju sugjerojmë

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Para
5 librat për t’u lexuar këtë verë sipas Bill Gates

5 librat për t’u lexuar këtë verë sipas Bill Gates

Lulzim Basha i prerë: Përballje deri në fund, ndërkombëtarët ta dinë…

Opozita merr vendimin, ja kur do jetë protesta e radhës

Ish-kryeministri i Kosovës shtrohet në spitalin gjerman: Ja gjendja e tij shëndetësore

Isa Mustafa del kundër Thaçit, mbron Berishën
















TE FUNDIT

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
7 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm me ndjekësit një video nga stërvitja e Forcave të Armatosura në “Defender...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

Dy shenjat më me fat të horoskopit
7 Qershor, 2025

Dashi Sot duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm përpara se të nxirrni përfundime. Mos harroni se është e lehtë të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

Parashikimi i motit, 10 mars 2020
7 Qershor, 2025

I nxehti afrikan do të vijoj të jetë prezent edhe gjatë ditës së sotme në vendin tonë, duke sjellë mot...

Lexo më shumë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com