Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Cfarë do të thotë largimi i Theresa May për Brexit

2019/05/25 at 8:30 AM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Cfarë do të thotë largimi i Theresa May për Brexit

Theresa May po largohet nga Downing Street, por kjo nuk do të thotë që marrëveshja e saj e Brexit ka vdekur.


Pas tre viteve, gjatë të cilave ajo u përpoq për të arritur një marrëveshje me daljeje nga BE, me të drejtë mendohet se Brexit do të ndodhë pa marrëveshje me BE. Ky argument mbështet edhe nga fakti se May ‘u detyrua’ të largohet nga europskeptikët brenda partisë së saj Konservatore. Por gjithsesi Britania e Madhe mund ta shtyje edhe njëherë përtej 31 Tetorit të planifikuar daljen e saj nga BE. Të paketën ky skenar duket më i mundshmi. Kjo duke marrë parasysh edhe faktin se vendet e BE janë të prerë se marrëveshja nuk do ti hapet më negociatave.

Financial Times ofron disa përgjigje për disa nga pyetjet se çfarë do të thotë dorëheqja e zonjës May për Brexit-in.

A do të vazhdojë lideri i ri Konservatorëve dhe njëherësh kryeministri i ri britanik ta nxjerrë Britaninë nga Bashkimi Europian?

Po. Asnjë nga anëtarët e parlamentit që mbështetën dorëheqjen e Meit nuk do as të kthejë vendimin për Brexit, as të mbahet një referendum i dytë.

Kushdo që do të fitojë garën që do të hapet do ti duhet ti bëjë një apel 100,000 aktivistëve të partisë së Torive. Shumica e këtyre të fundit këmbëngulin ose për një Brexit të fortë, thënë në linjat e marrëveshjes së BE me Kanadanë, ose për një dalje pa marrëveshje.

Por Ken Clarke, ish kancelari eurofil i Torive, bëri një apel ditën e premte. Ai tha se shumë mbështetës të Brexit në partinë e tij “imagjinojnë se partia tashmë do të bashkohet pas një lideri që i ngjan më shumë Nigel Farage.”

E më pas shtoi: “Unë nuk mendoj se kjo do të ndodhë.”

A do të ketë kryeministri i ri më shumë shanse për të bindur parlamentin dhe të arrijë një marrëveshje?

Me shumë mundësi po.

Lideri i ri i Konservatorëve do të kundërshtohet nga BE nëse të përpiqet të rihapë marrëveshjen e daljes, përfshi këtu edhe çështjen e shumë përfolur të kufirit me Irlandën. Kjo e fundit ka qenë një pikë aspak e pëlqyer nga euroskeptikët Konservativë në parlament, të cilët druhen se kjo mund të çojë Britaninë drejt një bashkimi doganor me Brukselin.

Bashkimi Europian insiston se nuk ka asnjë mundësi që të bëhen ndryshime në marrëveshje. “Marrëveshja e daljes nuk mund të rihapet as të rinegocioet,” tha një përfaqësues i Komisionit Europian të enjten.

Megjithatë, kryeministri i ri britanik mund të përfitojë diçka nëse rinegocion pjesën jo thelbësore të marrëveshjes se May-t, një deklaratë politike jo detyruese, e cila vendos kornizën e ardhshme për marrëdhëniet tregtare Britani – BE. Liderët europianë dhe komisioni kanë nënvizuar vazhdimisht dëshirën e tyre për ta rishikuar këtë pjesë të marrëveshjes. Michel Barnier, negociatori kryesor i BE për Brexit, ka thënë se mund të ketë një draft të ri për çështje ditësh ose orësh.

Zonja May u përpoq ta ndiqte rrugën e rinegociimit në lidhje me këtë deklaratë politike por ishte shumë vonë. Një lider me një mandat të ri do të ketë më shumë mundësi t’ja shesë këtë strategji anëtarëve të parlamentit. Për shembull, Boris Johnson, i cili udhëhoqi fushatën për Brexit në 2016, ka votuar njëherë pro marrëveshjes së May-t në mars. Nuk është çudi që të jetë ai që mund ta çojë përpara këtë marrëveshje si kryeministër.

A rriten mundësitë për një Brexit pa marrëveshje pas rënies politike të zonjës May?

Po. Për disa kandidatë, si përshembull Dominic Raab, ish sekretari Brexit-it, mbështesin një Brexit pa marrëveshje më mirë sesa një dalje nga BE me marrëveshjen e May-t.

Nëse zoti Raab do të fitonte lidershipin e Konservatorëve atëherë një Brexit pa marrëveshje do të ishte shumë i mundshëm. Një numër i madh parlamentarësh kanë votuar kundër daljes pa marrëveshje.

Por gjithsesi, Instituti mbi Qeverinë thotë se është pothuajse e pamundur për anëtarët e parlamentit të ndalojnë një kryeministër i cili do të jetë i vendosur ta nxjerrë Britaninë pa marrëveshje. “Procedura parlamentare nuk ofron asnjë rrugë dhe e vetmja mënyrë për të bllokuar një ‘no deal’ është një votë mosbesimi, çka do të përbënte një bast shumë të rrezikshëm për deputetët konservatorë” tha Maddy Thimont-Jack nga Instituti mbi Qeverinë.

Por meqenëse se debati publik në Britani po polarizohet shumë mes atyre që janë për dalje pa marrëveshje dhe atyre që duan një referendum të dytë, shanset për këtë të fundit mund të jenë në rritje, sidomos nëse lideri i ri i Torive bën thirrje për zgjedhje të reja të përgjithshme.

Si do të sillet BE-ja me kryeministrin e ri?

Kryeqyteteve të vendeve të BE i është sosur durimi më parlamentin britanik dhe ngjarjet e kësaj janë vetëm sa e kanë shtuar frustrimin.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Junker, tha për CNN të mërkurën se ai “është ngopur me këto sepse e dimë që po presim sërish për një shtyrje të afatit”. Gjithsesi, se kush do të jetë pasardhësi i May-t nuk do të ketë shumë rëndësi për BE. Kushdo që të jetë do të përballet menjëherë me presion nga Brukseli dhe qeveritë e vendeve anëtare të BE për të sqaruar nëse do të përpiqet të bindë parlamentin për marrëveshjen apo do të rrezikojë me një Brexit pa marrëveshje.

A do ti japë më shumë kohë BE-ja Britanisë së Madhe për të evituar një Brexit pa marrëveshje?

Vijat ndarëse midis vendeve të BE mbi çështjen se sa larg mund të shkojmë për të evituar ‘no deal’ Brexit u bën të qarta në Prill, kur liderët e vendeve anëtare debatuan në lidhje me kërkesën e zonjës May për ta shtyrë afatin e Brexit.

Presidenti Macron refuzoi cdo shtyrje deri më 2020, duke thënë se Brexit po dëmton projektin Europian. Ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Britanisë i duhen dhënë sa më shumë mundësi për të mos dalë pa një marrëveshje.

Në një intervistë këtë javë për Le Soir, zoti Macron la të kuptohej se nuk dëshironte ta zgjaste më këtë proces. Ai tha për gazetën belge se duke zgjedhur vazhdimisht “alternativën e thjeshtë” të shtyrjes “ne jemi duke tradhtuar njëkohësisht britanikët dhe interesat e BE” Komisioni Europian dhe Këshilli Europian i vendeve anëtare do të ndryshojnë liderët e tyre në ditët dhe javët pas 31 tetorit, kur është caktuar dhe data për daljen e Britanisë.

Ndërkohë që institucionet e Brukselit nuk do të duan të përballen me gjithë kaosin që do të sillte një ‘no deal’, Britania duhet të vendosë se çfarë do të bëjë me kohën që mund ti jepet shtesë. Duhet të vendosë nëse do ta përdorë për të mbajtur zgjedhje të parakohshme, një referendum të dytë apo do të përdorë ndonjë taktikë për të kaluar marrëveshjen në parlament. Nëse Britania do të dalë nga BE me apo pa marrëveshje kjo mbetet në dorë të sajë. Ata që kanë qëndrime të ngjashme me zotin Macron janë shumë të vështirë për tu joshur të japin përsëri kohë shtesë. Çështja kryesore është se sa do të jetë i gatshëm një kryeministër për një Brexit të fortë ta bëjë atë realitet. /Burimi: Financial Times

Etiketa: brexitBritania e Madhetereza may


Ju sugjerojmë

SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë
Bota

SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë

19 Dhjetor, 2025 10:31 am
Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut
Bota

Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut

19 Dhjetor, 2025 9:36 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Tiranë/ Shpërthim me tritol në një makinë në Selitë të Vogël

19 Dhjetor, 2025 8:53 am
The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët
Aktualitet

The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

19 Dhjetor, 2025 8:36 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 19 dhjetor 2025

19 Dhjetor, 2025 8:33 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 19 dhjetor 2025

19 Dhjetor, 2025 8:32 am
Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi
-U tha në Opinion

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi

18 Dhjetor, 2025 10:34 pm
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
-U tha në Opinion

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

18 Dhjetor, 2025 10:24 pm
Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
-U tha në Opinion

Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…

18 Dhjetor, 2025 9:55 pm
“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh
-U tha në Opinion

“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh

18 Dhjetor, 2025 9:51 pm
Para
Kush është në garë për tu bërë kryeministër i Britanisë

Kush është në garë për tu bërë kryeministër i Britanisë

Tragjedi në Indi, humbin jetën 19 nxënës

Tragjedi në Indi, humbin jetën 19 nxënës

Mandati i eurodeputetit i rrezikon burgun Puigdemontit

Mandati i eurodeputetit i rrezikon burgun Puigdemontit
















TE FUNDIT

SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë

SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë
19 Dhjetor, 2025

Ushtria amerikane ka kryer sulme ajrore ndaj dy anijeve të dyshuara për trafik droge në Oqeanin Paqësor lindor, duke vrarë...

Lexo më shumë

Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut

Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut
19 Dhjetor, 2025

Dronët e pajisur me teknologji të posaçme kanë ndihmuar shkencëtarët të zbulojnë një virus potencialisht vdekjeprurës në frymën e balenave...

Lexo më shumë

Tiranë/ Shpërthim me tritol në një makinë në Selitë të Vogël

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
19 Dhjetor, 2025

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është...

Lexo më shumë

The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët
19 Dhjetor, 2025

Ekspertët e udhëtimit kanë zbuluar disa nga destinacionet më emocionuese evropiane këtë vit, nga ishujt e paprekur në Finlandë, vendpushimet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com