Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet, çfarë i shkruante Berisha në 2006 Edi Ramës

2019/05/23 at 9:40 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Zgjedhjet, çfarë i shkruante Berisha në 2006 Edi Ramës

Shtyrja e zgjedhjeve nuk është histori ri e re në arenën politike shqiptare. Një krizë politike e ngjashme si kjo në ditët e sotme, vendi është përballur dhe në vitin 2006.


Edi Rama në atë kohë kryetari i opozitës, i kërkonte Sali Berishës, që mbante postin e kryeministrit, shtyrjen e zgjedhjeve, pasi PS pretendonte se qeveria do të manipulonte zgjedhjet duke lejuar që qytetarët të përdorin si dokument identifikimi certifikatat që lëshonte Zyra e Gjendjes Civile.

Në atë kohë Partia Socialiste shprehej se: “Procesi elektoral në Shqiperi ka hyrë sot në rreth vicioz dhe zgjedhjet e lira e të ndershme në kushtet e sotme janë plotësisht të kompromentuara. PS distancohet nga çdo proces elektoral antikushtetues e antiligjor pa standarde demokratike, që synon deformimin e vullnetit të zgjedhësve shqiptare më 20 Janar 2007 dhe imponimin e dhunshëm të një farse ku asnjë forcë progresiste nuk mund të marrë pjesë.Kërkojmë të shmanget kriza ku ka hyrë procesi zgjedhor dhe krijimi i kushteve për të garantuar zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme në përputhje me standardet demokratike, të cilat duhet të zhvillohen me një kod zgjedhor, riformulimi i të cilit duhet bazuar në rekomandimet e OSBE-ODHIR. PS rikonfrimon vullnetin e palëkundur për të hapur një kapitull të ri në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, duke ofruar konsenus për arritjet e standardeve demokratike zgjedhore dhe duke refuzuar çdo rregull apo udhëzim të imponuar në rrugë të njëanshme, që zgjat zinxhirin e zgjedhjeve të kontesuara, të deformuara e të papranueshme për vizionin tonë europian për Shqipërinë”.

Nga ana tjetër, në 2006 Berisha i është drejtuar Ramës përmes një letre, ku i kërkonte që të futej në zgjedhje përmes një dialogu mes palëve, por duke respektuar Kushtetutën.

Letra e plotë

Sot, Kryeministri Berisha i ka dërguar një letër Kryetarit të Partisë Socialiste, zotit Edi Rama, në përgjigjie të letrës së drejtuar prej z. Rama disa ditë më parë. Në këtë letër, Kryeministri shkruan: “Zoti Kryetar, Vullneti dhe dëshira që ndjej për të komunikuar me opozitën, si dhe respekti ndaj saj, më detyrojnë t’i përgjigjem një letre që ju, nëpërmjet mediave, më drejtonit tre ditë më parë. Dëshiroj t’ju them që në krye se, qeveria është e vendosur të sigurojë të gjithë mbështetjen materiale e financiare, të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme që i përkasin asaj dhe të vendosë bashkëpunim të plotë me të gjitha forcat politike për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vlerësoj faktin që më në fund, në letrën tuaj, ju i referoheni interesave të qytetarëve shqiptarë. Duke ndarë me ju të njëjtin shqetësim, dëshiroj t’ju përcjell bindjen time se është në rradhë të parë në interes të qytetarëve, Shqipërisë, shqiptarëve kudo që janë dhe detyrimin e qeverisë dhe të të gjitha forcave politike që zgjedhjet e ardhëshme lokale të mbahen në datën e dekretuar nga Presidenti, pra më 20 janar 2007, sikurse sanksionon Kushtetuta, ligji i parë i vendit. Është gjithashtu bindja ime se, nëse ekziston vullnet real politik, pra nëse partitë politike vendosin interesat e vendit mbi interesat partiake apo personale të drejtuesve partiakë, ne jemi ende plotësisht në gjendje të realizojmë më 20 janar 2007 zgjedhje të lira, të ndershme dhe me standarte të mira. Ju në letër, shprehni shqetësimin tuaj për listat e zgjedhësve, të cilat sipas ligjit elektoral për zgjedhjet e rregullta, duhet të shpallen gjashtë muaj para datës së zgjedhjeve. Me këtë rast më duhet të rikujtoj se, pikërisht për t’iu përmbajtur këtij afati ligjor, në muajin prill të vitit 2006, grupi parlamentar i PD, bazuar edhe në opinionin me shkrim të ekspertëve të OSBE/ODHIR, paraqiti në Komisionin Zgjedhor amendamentin për listat, të cilin Partia Socialiste e refuzoi dhe e bllokoi. Në muajin korrik, pikërisht gjashtë muaj para datës së zgjedhjeve, ju sërisht nuk pranuat shpalljen e listave dhe papritur, por edhe në mënyrë të habitshme, si me një rrufe në qiell të hapur, kërkuat shtyrjen e datës së zgjedhjeve vendore. Është e habitshme, sepse opozita kërkoi shtyrje zgjedhjesh gjashtë muaj para datës së tyre, ndërkohë që afrimi i tyre është qëllimi dhe interesi i saj. Natyrisht, sadoqë mund të ndodhë që qeverive ndonjëherë mund t’ju interesojë shtyrja e zgjedhjeve dhe zgjatja e mandateve, fatmirësisht në vendet e lira ato këtë nuk mund t’a bëjnë. Kushtetuta ua ndalon këtë. Kushtetuta e Shqipërisë dhe e çdo vendi të lirë përcakton qartë rrethanat e veçanta, në të cilat mandatet e pushtetarëve mund të zgjaten. Në rast se ne gjashtë muaj më parë do të pranonim shtyrjen e datës së zgjedhjeve, ne do t’ju faktonim shqiptarëve por edhe komunitetit ndërkombëtar se, për ne mandatet tona janë mbi ligjet, shtetin ligjor dhe kushtetutën e vendit dhe se ne, si të gjithëfuqishëm sipas vullnetit tonë të “mirë”, mund të zgjasim mandatin e pushtetit tonë. Kjo do të ishte rrënim i shtetit ligjor, i parimit të kushtetueshmërisë pa të cilin demokracia nuk ekziston. Por, të jem i sinqertë, po kaq rëndë do të goditej dhe kompromentohej opozita si shtyllë kryesore e demokracisë së një vendi. Kërkesën për shtyrjen e zgjedhjeve, pra zgjatjen jokushtetuese të mandateve tre-vjeçare të qeveritarëve vendorë ju e kushtëzuat edhe me pjesëmarrjen e PS në zgjedhje. Prej mëse gjashtë muaj, qindra e qindra herë në media, ju kërcënuat me bojkotimin e zgjedhjeve duke dëshmuar kështu se ju, bllokimin e listave do ta përdornit si pretekst për t’u shmangur nga gara elektorale dhe pjesëmarrja në zgjedhje. Për të vendosur një klimë mirëbesimi për zgjedhjet e ardhshme, u organizua dialogu i gushtit. Përfaqësuesit tuaj në çdo seancë të tij paraqitën si kërkesë kryesore shtyrjen për në tetor të vitit 2007 të zgjedhjeve lokale. Ndërkohë, që të pranishmit e tjerë, në respekt të Kushtetutës por edhe të kompetencave të Presidentit, nuk pranuan që kjo kërkesë të diskutohej. Pavarësisht nga kjo, dy partitë tona firmosën në fund të gushtit, marrëveshjen me 12 pika, nga të cilat njëmbëdhjetë ishin kërkesa të paraqitura nga opozita dhe vetëm një kërkesë e paraqitur nga qeveria dhe kjo kishte të bënte me shpalljen e listave. Por sërish, pa u tharë boja e marrëveshjes, ju bllokuat listat gjer në datën që Presidenti dekretoi zgjedhjet. Në të gjitha qëndrimet e mbajtura nga muaji prill gjer në dhjetor ndaj listave të zgjedhësve, të cilat janë hartuar nga qeveria socialiste për zgjedhjet e vitit 2005 dhe që duhet të përditësohen në rreth 2/3 e komunave dhe bashkive të vendit, nga qeveritarët vendorë socialistë del qartë se, çështja e tyre u konceptua nga ju si leva e Arkimedit për të rrokullisur (bllokuar) procesin zgjedhor, apo si çengel për të tërehqur zvarrë votën e lirë të shqiptarëve, demokracinë e tyre dhe vet Shqipërinë. Mirëpo, vota në zgjedhjet e përgjithshme apo vendore, është e qytetarëve dhe jo e partive politike. Mendoj se, duke besuar se mund të tërhiqni rrëshanë vendin tuaj, keni veshur vehten me fuqi mbinjerëzore. Ky është një gabim historik fatal. Përveç listave, ju këto muajt e fundit, keni ngritur edhe çështjen e çertifikatave. Mirëpo, fatmirësisht 90% e çertifikatave të lëshuara në Tiranë dhe 2/3 e tyre të lëshuara në shkallë vendi firmosen nga zyrtarë të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore që drejtohen nga socialiste. Ju jeni ankuar pranë institucioneve ndërkombëtare dhe keni dërguar çështjen e çertifikatave në Prokurori. Institucionet ndëkombëtare kanë gjetur të pabazuara pretendimet tuaja. Në zgjedhjet e 2005 ne konstatuam se ishin shpërndarë mijëra e mijëra çertifikata, që në kundërshtim me ligjin nuk përmbanin Kodin e Zonës dhe Kodin e Zyrës së Gjendjes Civile. ODHIR dhe KQZ të gjendur para këtij fakti, vendosën që çdo njeri që do të votonte me certificate, duhet të kishte me vehte një dokument tjetër që provonte identitetin e tij. Për këtë qëllim KQZ miratoi një listë prej dhjetë dokumentash (si patente, diplomë, etj). Në takimin me përfaqësuesit tuaj, të zhvilluar pak ditë më parë, përfaqësuesit e mazhorancës propozuan rivendosjen e të njëjtit kuadër masash garancie që KQZ dhe ODHIR vendosën në zgjedhjet e vitit 2005. Përveç këtyre, ata propozuan në këtë takim dy amendamente shtesë: – penalizimin me tre vjet burg të çdo zgjedhësi që do të gjendej me çertifikatë fallco; – lejimin për të votuar me çertifikatë në qendrën e votimit vetëm personat, çertifikata e të cilëve përmban Kodin e Zonës dhe Zyrës së Gjëndjes Civile ku gjendet qendra në të cilën ata votojnë. Duke përfunduar, dua të shpreh edhe njëherë vendosmërinë time të plotë për të bërë çfarë është në duart e qeverisë dhe Partisë Demokratike për realizimin me sukses të zgjedhjeve vendore, ju bëj thirrje të bashkëpunojmë për zhvillimin e një fushate elektorale të qytetëruar, konstruktive dhe një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Pranoni, ju lutem Zoti Kryetar, shprehjen e konsideratës sime më të lartë. Me respekt, Sali Berisha,
10/12/2006/ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para

Berisha: Njerëzit që duan të shqyejnë Ramën, ecën me makina të blinduara

Porosia e Sali Berishës për Lulzim Bashën

Protesta, Kujtim Gjuzi: Po me ftoi, nuk do ja mbyll më telefonin Bashës

Protesta, Kujtim Gjuzi: Po me ftoi, nuk do ja mbyll më telefonin Bashës
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com