Ligjvënësit demokratë dhe republikanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,pas tensioneve me Iranin,kanë bërë thirrje për anulim të ligjit që presidentët kanë përdorur për dy dekada kur kanë justifikuar aksionin e ushtrisë amerikane në gjithë botën
Sipas “Reuters”, demokratja, Barbara Lee dhe republikani, Thomas Massie, kanë thënë në një konferencë për media bashkë me pjesëtarë tjerë të Dhomës së Përfaqësuesve se kërkojnë pezullimin e ligjit që autorizon përdorimin e forcës ushtarake.
Ky ligj është miratuar pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara. Ligjvënësit e kanë argumentuar propozimin e tyre duke thënë se është shumë i përgjithshëm dhe nuk duhet përdorur për të arsyetuar luftën me Iranin.
Pas tensioneve SHBA-Iran, presidenti amerikan, Donald Trump synon të dërgojë në zero eksportet e naftës së Iranit.
Pas deklaratave të Trump, ligjvënësit amerikanë kanë shprehur frikën se Trump mund të urdhërojë nisjen e sulmeve ndaj Iranit./ Opinion.al E.Xh.