Presidenti Ilir Meta sqaroi sot në fjalën e mbajtur në konferencën e zhvilluar nga Shoqata George C. Marshall Shqipëri, pozicionin e tij në lidhje me krizën politike të vendit. Përgjigja e Metës për të gjithë ata që kërkojnë ndërhyrje në këtë proces ka qenë me anë të një satirizimi të aksioneve politike të PS dhe PD.
“Presidenti nuk mund të ulë disa persona që thonë nuk ulem me këtë se është kryeministër ndërsa tjetri thotë se 30 qershori do të jetë një ditë suksesi e madhe për demokracinë në këto kushte që jemi”, theksoi Meta.
Por çfarë mendojnë analistët dhe ish deputetët për këtë deklaratë?
Paskal Milo: Unë mendoj që presidenti duhej ta kishte ftuar tryezën më përpara. Presidenti të paktën nga mazhoranca është trajtuar si palë e opozitës. Ai nuk do të rrezikojë personalitetin e tij në një mision që do dështojë.
Ervis Iljazaj: Presidenti Meta ndonjëherë kompleksohet nga e kaluara e tij me LSI.
Dashamir Shehi, ish deputet: Në takimin që ne patëm është e pamundur tha se pozicionet janë të kundërta. Ne shkuam që ta shtyjmë presidentin të luajë rolin e tij moral dhe të eksplorojmë a ka një lloj hapësire për dialog. Përgjigjja që negative. Ai na tha se pozicionet janë shumë të kundërta dhe nuk mund të marrë një mision që është i dështuar. /Opinion.al