Një deputet bashkë me djalin e tij kanë qenë në mesin e viktimave të një prite, që iu organizua ligjvënësit të njohur Indian, Tirong Aboh.
11 persona në total kanë mbetur të vrarë nga kjo pritë e organizuar posaçërisht për të ekzekutuar deputetin e Partisë Kombëtare Popullore (NPP).
Ngjarja shumë e rëndë ndodhi në një rrugë mes provincave Khonsa dhe Deomali, ndërsa dyshohet se autoret kanë qënë militantë të armatosur dhe të mirëorganizuar.
Dyshimet më të forta të sulmit ndaj eskortës së deputetit indian Tirong Aboh janë ndaj militantëve separatistë të fraksionit Isak-Muivah./ Opinion.al