Shqipëria dominohet nga kthjellime të alternuara me vranësira kalimtare në orët e para të ditës në zonat veriore dhe lindore, duke gjeneruar herë pas here shira të dobët.
Pasditja dhe mbrëmja përmirësojnë kushtet e motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominante në bregdet, por me vranësira të shpeshta në zonat malore.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe në mesditë, duke shënuar vlera maksimale deri në 26 gradë Celcius.
Era do të fryjë me shpejtësi deri në 25 km/h në drejtimin perëndimor, duke bërë që në det të hapur të krijohet dallgëzim i ulët./Opinion.al