Aksident me vdekje në autostradën Durrës-Tiranë.
Sipas policisë një kamion ka aksidentuar një shtetas me biçikletë, rreth 55 vjeç, ende i paidentifikuar.
Përplasja ka qenë e fortë dhe i ka shkaktuar vdekjen burrit.
Policia thotë se ka ndaluar 60-vjeçarin H.S., i cili drejtonte mjetin tip “Man”, kokë trajleri.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit./Opinion.al