Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Excelsior i 1914-s/ Intervista me Princ Vidin në Durrës

2019/05/18 at 2:52 PM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Excelsior i 1914-s/ Intervista me Princ Vidin në Durrës

“Excelsior” ka botuar, të dielën e 28 qershorit 1914, në faqen n°3, intervistën ekskluzive të dërguarit të saj të posaçëm me Princ Vidin, të zhvilluar asokohe në qytetin e Durrësit, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :


Durrës, 25 qershor (Nga i dërguari ynë i posaçëm). — Princit i Shqipërisë nuk i pëlqen të presë gazetarët, dhe akoma më pak dy herë radhazi ; jam përballuar me këtë fomrmalitet. Nga që dëshiroja të pranohesha prej tij, i kërkova një takim privat, dhe sovrani e pranoi këtë kërkesë.

 

Pritja e tij ishte veçanërisht dashamirëse. Fizikisht, princi është shumë i njohur, me shtatin e tij të gjatë, karakteristikat e tij të dalluara, të mbushura me një përzierje ëmbëlsie dhe energjie, që unë t’i bëj portretin. Nuk kam gjetur aspak në fizionominë e tij ngjashmëri me tezen (hallën) e tij, mbretëreshën e Rumanisë ; por hasim pasqyrimin e mirësisë së saj.

 Takimi që më akordoi princ Vidi mund të zhvillohej vetëm për çështje të përgjithshme.

 — Aq shumë, më tha ai, kam frikë, jo nga ju, por nga ata që ju lexojnë juve se mund të keqinterpretojnë atë që unë mund të ju tregoj për situatën në Shqipëri.

 — Megjithatë, mund t’ju them se, pavarësisht nga ngjarjet e fundit, kurrë nuk kam humbur shpresën që të vendos në Shqipëri, në zemrën e popullit tim të guximshëm shqiptar, një paqe të qëndrueshme, falë të cilës vendi do të arrijë me shpejtësi zhvillimin në të cilin ai mund të pretendojë. Respekti për ligjin dhe drejtësinë do të jenë mundësitë e mia të veprimit.

 — Pa dyshim, shtoi princi, me një farë melankolie, do të duhet kohë, një kohë të gjatë. Dhe Evropa duhet të më besojë dhe se asnjë dëshirë e mirë të mos më dështojë.

 — Me anë të kësaj, dhe me butësi, unë jam i sigurt për të krijuar një skemë të përbashkët besimi jo vetëm mes shqiptarëve dhe mua, por edhe në mesin e shqiptarëve vetë.

 — Nuk dua të bëj ndonjë vlerësim të parakohshëm. Por nga ky këndvështrim, unë nuk mund të ndalem pa fajësuar thellësisht ekzagjerimet dhe pretendimet e keqardhura të bëra nga një shtyp i caktuar interesi. Por, megjithatë …

 Por pjesa tjetër e fjalisë mbeti në buzët e princit. Megjithatë, nuk i kërkova që ta përfundonte. Ishte e lehtë për të kuptuar mendimin intim të këtij sovrani të dërguar nga Evropa për të kryer detyrën më të rëndë dhe që iu desht, i sapo mbrërritur në tokën e shtetit të tij, të luftojë rrjetin më të pazgjidhshëm të intrigave të të gjitha llojeve. Pas një shikimi trishtues, në sytë e tij u shfaq shprehja karakteristike e mirësisë.

 Para se të mbaronte takimi, princi këmbënguli të më fliste për Francën, për “këtë vend të bukur, veçanërisht Qytetin e Dritave (Parisin), ku ai kishte aq shumë kënaqësi për të shkuar çdo vit”.

 — Po ju them se, shtoi ai, unë do të jem i lumtur të shoh sa më shumë francezë, që të jetë e mundur, të vijnë në Shqipëri për të bashkëpunuar në zhvillimin e të gjitha pasurive të shumta natyrore.

 — Sigurisht, nuk e kam fjalën për në këtë moment. Para së gjithash, Shqipëria duhet të qetësohet, për interesin e saj dhe atë të Evropës.

 Me këto fjalë përfundoi vizita. Dhe Princi i Shqipërisë, duke e ditur se unë po shkoja në Rumani dhe që ndoshta do të shihja atje disa anëtarë të familjes mbretërore, më ngarkoi që t’i përshëndes nga ana e tij. B.Stambler

 

Etiketa: intervisteprinc vidi


Ju sugjerojmë

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi
Bota

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi

30 Shtator, 2025 5:24 pm
Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?
Bota

Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?

30 Shtator, 2025 4:38 pm
Operacioni i SPAK kundër trafikut të emigrantëve, disa persona të arrestuar
Kronikë

SPAK dërgon në GJKKO kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, akuzat

30 Shtator, 2025 4:11 pm
Tabaku: Buxheti i Shtetit në shërbim të pakicës
Kryesore

Tabaku: Buxheti i Shtetit në shërbim të pakicës

30 Shtator, 2025 3:25 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

E shkarkoi nga puna, 48-vjeçari dhunon drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve

30 Shtator, 2025 3:16 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Hamasi e mirëpret planin e Trump për paqe në Gazën

30 Shtator, 2025 2:36 pm
Deputetja merr foshnjën në Kuvend
Politikë

Deputetja merr foshnjën në Kuvend

30 Shtator, 2025 2:16 pm
Arrestimet e ish-zyrtarëve, Veliaj: Ndjesë dhe reflektim për vetting brenda llojit, kompanitë të bëjnë vetëdeklarim
Aktualitet

Ankimimi i Veliajt për shkarkimin nga detyra, reagon Gjykata Kushtetuese

30 Shtator, 2025 1:20 pm
Dyshohet si vrasje, shqiptari në Belgjikë gjendet i varur në autostradë
Kronikë

Dyshohet si vrasje, shqiptari në Belgjikë gjendet i varur në autostradë

30 Shtator, 2025 1:11 pm
Gazment Bardhi: Rama kërkon një Kuvend “memec”, kanë frikë nga debati
Kryesore

Gazment Bardhi: Rama kërkon një Kuvend “memec”, kanë frikë nga debati

30 Shtator, 2025 12:47 pm
Para
Disa nga vetitë e lajthive që ndikojnë në shëndetin tonë

Disa nga vetitë e lajthive që ndikojnë në shëndetin tonë

PD: Bindja Demokratike po ndihmohet nga Rama për të hyrë në zgjedhje

PD: Bindja Demokratike po ndihmohet nga Rama për të hyrë në zgjedhje

Zgjedhjet, PD dhe LSI dorëzojnë në KQZ listat e anëtarëve të komisioneve

Zgjedhjet, PD dhe LSI dorëzojnë në KQZ listat e anëtarëve të komisioneve
















TE FUNDIT

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi
30 Shtator, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dhënë Hamasit një ultimatum për të pranuar ose jo propozimin për paqen. “Keni 3 ose...

Lexo më shumë

Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?

Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?
30 Shtator, 2025

Një burrë me shtatë jetë, Tony Blair: mishërimi i tij i fundit do të jetë si "prokonsulli" i Donald Trump për Gazën. Ish-kryeministri...

Lexo më shumë

SPAK dërgon në GJKKO kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, akuzat

Operacioni i SPAK kundër trafikut të emigrantëve, disa persona të arrestuar
30 Shtator, 2025

SPAK ka dërguar për gjykim në GJKKO me akuzën për korrupsion Kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj. Njoftimi...

Lexo më shumë

Tabaku: Buxheti i Shtetit në shërbim të pakicës

Tabaku: Buxheti i Shtetit në shërbim të pakicës
30 Shtator, 2025

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur sërish shqetësimin për gjendjen e ekonomisë shqiptare, e cila sipas saj mbahet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com