Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është shprehur se në Akdameninë e Shkencave po bëhen zgjedhje false.
Po ashtu, kryedemokrati thotë në postimin e tij në “Twitter”, se kryeministri Edi Rama dhunon shkencën dhe artin njësoj si demokracinë.
Postimi i Bashës
Ashtu si “zgjedhjet” e tjera fallco edhe në Akademinë e Shkencave po gatuhet “zgjedhja” e Gjinushit. Rama dhe banda në pushtet dhunon shkencën dhe artin njësoj si demokracinë, pronën, qytetarin, ekonominë, të drejtat politike, drejtësinë. Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa #25Maj./ Opinion.al E.Xh.