Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka folur nga Vlora në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve lokale më 30 qershor.
Gjiknuri tha se qeveria duhet të gjejnë dialogun mes tyre ashtu si në vitin 2017. Ai theksoi se do të pranohen kushtet që opozita kërkon sa i përket çështjeve të zgjedhjeve dhe garanci ekstra.
“Unë e them edhe një thirrje për opozitën, ata kanë shansin që të regjistrohen pavarësisht se kanë tejkaluar afatet , unë e them edhe një thirrje për opozitën, të enë mundësinë të regjistrohen në zgjedhje dhe të marrin pjesë dhe të konkurrojnë denjësisht në zgjedhje. Ne nuk mund të devijojmë nga rruga jonë kushtetuese, dhe 30 qershorin do ta çojmë deri në fund.
Unë dëshiroj që DP të bëhet pjesë e garës sepse ne na shijon fitorja me kundërshtarë të fortë. Partia Socialiste i ka të gjitha mundësitë t’i fitojë të gjitha bashkitë në qarkun Vlorë edhe me kundërshtarë. Unë uroj përditë që të kemi kundërshtarë
Ashtu si dhe në 2017 thoja që mezi pres të hyjë PD për të nxjerrë vlerat e PS-së në zonën e Vlorës
Ne si parti politike jemi të gatshëm të ulemi në një marrëveshje, të dialogojmë me ta, që mundëson hyrjen e tyre në zgjedhje. Që do të thotë, çfarëdolloj kushti që ata kërkojnë sa i përket çështjeve të zgjedhjeve: garanci ekstra, jo shtyrje zgjedhjesh sepse datën e përcakton ligji dhe kushtetuta, nuk e ka në dorë PS. Çfarë kemi ne në dorë që së bashku të ndryshojmë ligjin zgjedhor, të ofrojmë mundësi shtese, ne ja mundësojmë PD dhe ata në çdo kohë janë të mirëpritur për të bërë një garë, siç duhet siç bëmë në 2017 ta bëjmë edhe tani, secili të marrë hakën që i jep populli”-tha Gjiknuri./ Opinion.al E.Xh.