Tani nuk ka më asgjë konfuze. Në komisionin e ligjeve mazhoranca ka kërkuar votat e opozitës së re, për një “ndryshim madhor”: Rikthimin e imunitetit për deputetët.
Këtë të mërkurë në Komisionin e Ligjeve është diskutuar mbi ndryshimin e rregullores së Kuvendit dhe pika më e nxehtë e rregullores mbetet neni 118, ku i kërkohet prokurorisë të sjellë prova për të autorizuar arrestimin ose jo të një deputeti.
Gjatë kohës që opozita ishte ende në parlament, demokrati Enkelejd Alibeaj e ka denoncuar këtë ndryshim.
“Tregojeni me shembull që nuk doni t’i përdorni këto për interesat tuaja, për t’u mbrojtur nga ndjekja penale”, tha Enkelejd Alibeaj më mblidhjen e 6 shkurtit të këtij komisioni.
Ndryshimet për imunitetin u propozuan nga mazhoranca pasi Prokuroria kërkoi në Kuvend autorizimin për arrestimin e ish-deputetit Saimir Tahiri./ Opinion.al