Një pilot i linjës Myanmar National Airlines ka qenë heroi i ditës për 89 personat që kishte në bord.
Pasi nisi procedurat për uljen e avionit Embraer-190 në aeroportin e Mandaley, sistemi i asistimit të uljes u bllokua kështu që piloti nuk mund të përdorte më rrotën e përparme.
Pas dy xhirove rreth e qark pistës së uljes piloti nuk kishte zgjidhje tjetër veç se të provonte uljen vetëm me dy rrotat e pasme.
Megjithatë siç raportohet nga pasagjerët avioni bëri një ulje spektakolare duke e rrëshqitur turirin në pistë në momentin e duhur dhe më pas frenoi brenda zonës së sigurt.
“Pamë se doli tym kur u ulëm…Të gjithë pasagjerët janë OK”, tha Soe Moe, një nga 82 pasagjerët.
Incidenti i të dielës erdhi fill pas një incidenti të ngjashëm me kompaninë Biman Bangladesh Airlines ku aeroplani rrëshqiti në pistë dhe mbetën të dëmtuar 11 pasagjerë./ Opinion.al